Hajrie Rondo, artistja e gjithë zhanreve të artit skenik

U përkujtua në ditën e saj të lindjes artistja shqiptare, Hajrie Rondo.

Artistja lindi më 1 mars të vitit 1951 në Delvinë ku edhe mori formimin bazë. Largohet në Qytetin e Fierit ku pas përfundimit të studimeve në “Institutin e Lartë të Arteve” për aktore. Ajo do të emërohej pranë teatrit të këtij qyteti ku edhe do të zhvillonte karrierën e saj të gjatë.

Në karrierën e saj shumëvjeçare, artistja për shkak të talentit të saj të rrallë arriti të lëvronte në të gjitha zhanret e artit skenik.

LEXO EDHE: HAJRIE RONDO, NDOSHTA KËTË AMANET DO TË LINTE…

Gjithashtu artistja njihet edhe për një numër të konsiderueshëm të roleve të saj që i arriti në kinematografi. Edhe sot e kësaj dite artistja identifikohet me rolin e saj brilant që ka realizuar në filmin artistik “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”. Që tashmë ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e kinemasë shqiptare.

Përveçse një aktore brilante, artistja ka mbajtur edhe funksionin e drejtoreshës së teatrit të Fierit, që në periudhën kur ajo shërbeu u zhvilluan shumë aktivitete dhe festivale të rëndësishme.

Disa nga rolet e saj më të rëndësishëm janë:
Mara, “Vëllezër dhe shokë” 1980
Xifja, “Agimet e stinës së madhe” 1981
Lima, “Nëntori i dytë” 1982
Tana, “Përrallë nga e kaluara” 1987
“Pesha e kohës”, 1988
Ne dhe Lenini” 2009
Semihaja, Ballkan Pazar 2011 dhe shumë e shumë role të tjerë.

Në maj 2015 Hajrie Rondo u rikthye sërish në skenë me shfaqjen “Seks vetëm për festa” dhe me filmin “Buka” interpretime të cilat i realizoi pas një pauze disavjeçare. Që ajo bëri për shkak të një beteje me një sëmundje të rëndë. Ajo u nda nga jeta më 9 shtator 2017.