Nga Hajrulla Çeku
Pas një rezistence të madhe nga familja dhe një tentim rrënimi së fundmi, dje patën filluar ndërhyrjet për shpëtimin e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë.
Pasi e kuptuan që nuk zmbrapsemi nga detyrimi ynë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, qyqarët në mënyrë tinëzare pasi ra terri ia vunë flakën shtëpisë së shekullit XIX.
Nuk do t’ia dalin, shtëpia do të restaurohet. Dhe do t’i përdorim të gjitha mundësitë ligjore që faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën.
Pres kapjen dhe ndëshkimin e kriminelëve. Prokuroritë dhe gjykatat tona kanë rol qendror në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Dënimet e deritanishme me gjobë nga 200 deri 700 euro për dëmtim të monumenteve, kur kodi penal parasheh deri në 500 mijë euro e burgim efektiv, janë vetëm inkurajim për keqbërësit.
Betejën mes barbarizmit dhe kulturës pa dyshim se do ta fitojë kultura.
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇEKU TAKOHET ME KOMUNITETIN LETRAR, FLASIN PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR VEPRIMTARINË BOTUESE DHE LIBRIN
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku së bashku me këshilltaren politike Rozafa Imami dhe drejtoreshën e Departamentit të Kulturës, Jehona Shyti kanë pritur në takim komunitetin letrar.
Ky takim është mbajtur në kuadër të avancimit të infrastrukturës ligjore, për ndryshimin e Ligjit për Veprimtarinë botuese dhe librin.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Kulturës në rrjetet sociale u diskutua për modelet dhe praktikat që kontribuojnë në fuqizimin e fushës së librit, botimit dhe qarkullimit të tij…
Tekstin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU