Çeku takohet me komunitetin letrar, flasin për ndryshimin e Ligjit për Veprimtarinë botuese dhe librin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku së bashku me këshilltaren politike Rozafa Imami dhe drejtoreshën e Departamentit të Kulturës, Jehona Shyti kanë pritur në takim komunitetin letrar.

Ky takim është mbajtur në kuadër të avancimit të infrastrukturës ligjore, për ndryshimin e Ligjit për Veprimtarinë botuese dhe librin .

Sipas një njoftimi nga Ministria e Kulturës në rrjetet sociale u diskutua për modelet dhe praktikat që kontribuojnë në fuqizimin e fushës së librit, botimit dhe qarkullimit të tij, nxitjen e leximit. Po ashtu zhvillimin e koleksioneve të bibliotekave, si dhe çështje tjera që do t’i propozohen grupit punues për t’i përfshirë në Ligj.

Ndërkaq pas këtij takimi u tha se konsultimet me komunitetin letrar do të vazhdojnë deri në përfundim të procesit të plotësim-ndryshimit të Ligjit.

ObserverKult  


Luan Mulliqi

Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU: LAMTUMIRË LUAN MULLIQI, MJESHTËR I SKULPTURAVE

Skulptori Luan Mulliqi, do të kujtohet çdo ditë përmes veprave të tij, siç është shtatorja e akademik, Fehmi Aganit në Prishtinë, e Nënë Terezës në Tiranë, e Ismail Qemalilt në Prishtinë, bustin e ish-sekretares së shtetit të SHBA-ve Madeleine Albright e shumë vepra të tjera.

Kështu ka shkruar përmes një postimi në rrjetet sociale ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku me rastin e vdekjes së skulptorit Luan Mulliqi i cili u nda dje ga jeta.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


bislim ahmetaj

CIKËL POETIK NGA BISLIM AHMETAJ: ETYD DASHNIE

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Bislim Ahmetaj:

Etyd dashnie

Diellin që e pi
Me sy perëndimeve
E lind me buzë
Për ju mëngjeseve…

Etyd dhimbje

Tokën e ndanë për frymë,
Malin e zunë,
Deti u zaptua,
Një rriskë të hollë qielli
apo një cpirrë rrezje dielli
A thua do të teproj për mua?!?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult