Hajrulla Çeku ngushëllon familjen e Shirine Morinës: Humbëm një nga figurat më të shquara të skenës artistike në vend

Aktorja e njohur, Shirine Morina, u nda dje nga jeta. E ndjera ka shënuar një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kinematografisë.

Për ikjen nga kjo botë të aktores Shirine Morina, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku i ka dërguar ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës tuaj, aktores sonë, Shirine Morina.
Komuniteti artistik dhe artdashësit e teatrit dhe filmit humbën një nga figurat më të shquara të skenës artistike në vend, aktoren Shirine Morina, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kinematografisë.

Ajo do të mbahet mend si një artiste e madhe për rolet e saja të shumta në teatër, film, seriale, radiodrama e komedi”, ka shkruar Çeku përmes një njoftimi në Facebook.

Më tej Çeku ka shkruar se e ndjera i takon brezit të artë që kishin kultivuar vlerat e artit skenik dhe do të mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm të artistëve.

ObserverKult


Lexo edhe:

MIMIKA LUCA PO I MUNGON SHUMË KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE…

Mimika Luca, zëri dhe zemra e butë, që u përjetësua si një shkëlqim në artin tonë skenik

Nga Albert Vataj

Një vit më parë, më 21 shkurt 2023, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, Mimika Luca. Ajo ka lënë pas një emër të skalitur me pasion dhe përkushtim në panteonin e artit tonë skenik.

Do të shuhej edhe një tjetër shkëndi në llamburitjen e qiellit, ku një plejadë e tërë regjisorësh, aktorësh, skenaristësh, kineastësh, kostumografësh, fotografësh, etj., etj., me punën dhe sakrificat e tyre. Dëshmuan po ashtu se kishin ardhur për të ndërtuar tempullin e kinematografisë shqiptare, të asaj tradite që mbeti sprovë e kurajës dhe besimit.

Një thesar në kujtesën e gjeneratave dhe faqe në historinë e artit shqiptar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult