Hajrulla Çeku: Profesor Bajar Berisha do të kujtohet gjithmonë si një njeri i përkushtuar e modest

U nda nga jeta dirigjenti dhe profesori Bajar Berisha këtë të martë në moshën 73-vjeçare.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për largimin nga kjo jetë të më të dashurit të tyre, Bajar Berishës.

Profesori dhe dirigjenti Berisha do të kujtohet gjithmonë përmes trashëgimisë së pasur artistike që la lënë pas.

“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të dirigjentit dhe profesorit të shquar, Bajar Berisha. Jeta e pasur artistike e tij është përmbyllur, por trashëgimia që la pas, përmbledhur në dirigjimin e shumë orkestrave prestigjioze dhe angazhimi i tij si profesor e krijues, do të vazhdojë të frymojë në botën e muzikës”, ka shkruar Çeku, njofton MKRS.

Berisha do të kujtohet gjithmonë si një njeri i përkushtuar e modest, që me karrierën e tij të pasur la gjurmë të ndritshme në skenën muzikore, duke drejtuar orkestra të njohura dhe duke u angazhuar si profesor në rritjen e brezit të ri artistik.

“Me humbjen e tij, jo vetëm muzika klasike në Kosovë, por e gjithë bota e muzikës humbi një nga figurat e shquara dhe frymëzuese. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndryshe, Berisha kishte qenë udhëheqës artistik-dirigjent i Orkestrës Simfonike të Prishtinës (RTP), dirigjoi edhe me Filarmoninë e Beogradit, me Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar Kroat të Zagrebit, Orkestrën ‘Camerata” të Prishtinës, Orkestrën dhe Korin e Fakultetit të Arteve.

ObserverKult

—–

Lexo edhe:

JAIME SABINES: NUK PO VDES PËR DASHURI, PO VDES PËR TY

Vdes për ty, e dashur, nga dashuria për ty,
unë nuk duroj dot më pa praninë tënde,
as shpirti im, as buzët e mia nuk durojnë dot,
ta dish se e kam të pamundur të jetoj pa ty.

Vdes për ty dhe për vete, vdes për të dy,
vdes për ne, për këtë vdes,
me zemrën copë, i dërrmuar,
po vdes, vdeksha, le të vdesim.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult