Hajrulla Çeku: Së shpejti Muzeu i Muzikës në Gjakovë do të kthehet në gjendjen e mëparshme

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se është shpallur procedura e prokurimit për realizimin e punimeve për Muzeun e Muzikës në Gjakovë.

Ai tha se në lidhje me këtë çështje janë ndarë mbi 400 mijë euro.

“Muzeu i Muzikës (Tabhanja) në Gjakovë do të bëhet. Kemi shpallur procedurën e prokurimit për realizimin e punimeve. Kemi ndarë mbi 400 mijë euro për ta kthyer në gjendjen e mëparshme”, u shpreh ministri Hajrulla Çeku.

Kujtojmë se më 30.8.2023 objekti i Muzeu i Muzikës “Tabhanja” afër Çarshisë së Vjetër në Gjakovë u përfshi nga një zjarr i madh duke shkatërrua një pjesë të konsiderueshme të objektit.

Po ashtu ky Muze është nën mbrojtje të shtetit dhe dëshmon historinë muzikore jo vetëm të Gjakovës, por edhe të Kosovës.

ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I RTSH-SË: SONTE NATA E TRETË, NGJITEN NË SKENË IKONA TË MUZIKËS SHQIPTARE. ZGJIDHEN EDHE FINALISTËT

Festivali i 62-të i Këngës vijon rrugëtimin e tij magjik, teksa sonte të gjithë të bëhemi gati për të kënduar e kërcyer me natën speciale të nostalgjisë.

Kjo natë e tretë e Fest 62 do të ngjisë në skenë emrat më të mirënjohur të muzikës shqiptare si Myfarete Laze, Fitnete Tuda, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Irma dhe Eranda Libohova, Eugen Bushpepa, Aleksandër Gjoka si dhe ikonën Adelina Ismajli.

Këngët që janë kënduar ndër vite në Festival e që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare do të këndohen në këtë natë të tretë. Po ashtu do të këndohen edhe hite që kanë dalë nga Eurovizioni…

Tesktin e plotë e gjeni KËTU