Festivali i RTSH-së: Sonte nata e tretë, ngjiten në skenë ikona të muzikës shqiptare. Zgjidhen edhe finalistët

Festivali i 62-të i Këngës vijon rrugëtimin e tij magjik, teksa sonte të gjithë të bëhemi gati për të kënduar e kërcyer me natën speciale të nostalgjisë.

Kjo natë e tretë e Fest 62 do të ngjisë në skenë emrat më të mirënjohur të muzikës shqiptare si Myfarete Laze, Fitnete Tuda, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Irma dhe Eranda Libohova, Eugen Bushpepa, Aleksandër Gjoka si dhe ikonën Adelina Ismajli.

Këngët që janë kënduar ndër vite në Festival e që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare do të këndohen në këtë natë të tretë. Po ashtu do të këndohen edhe hite që kanë dalë nga Eurovizioni.

Këtë natë të tretë do të mësohen edhe këngët që do të shkojnë në finalen e madhe më 22 dhjetor.

Ndërkohë, natën e djeshme u hap edhe televotimi ku çdo qytetar mund të votojë për këngën e tij të preferuar.

Edhe këtë vit, juria profesioniste e Festivali do të përzgjedhë fituesin e Festivalit, ndërsa është publiku që do të përcaktojë me votat e tij përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion./RTSH

ObserverKult


Lexo edhe:

KOSTANDIN KRISTOFORIDHI, KUSH ISHTE “BABAI” I GJUHËS SHQIPE QË SHKROI NË DY DIALEKTE

Nga Fiorela Katroshi

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë është duke kryer punime të mirëmbajtjes për restaurimin e Shtëpisë Muze të Kostandin Kristoforidhit, në lagjen “Kala”, Elbasan.

Kjo ndërhyrje do të eliminojë rrezikun që i kanoset këtij objekti si dhe do të sjellë vënien në funksion të tij.

Çatia shfaqte problematika në konstruksion si dhe ishte vënë re prania e lagështisë në ambientet e brendshme të objektit.

Në këtë fazë të ndërhyrjes nga ekipi i mirëmbajtjes së DRTK Korçë është realizuar ndërhyrja në të gjithë sipërfaqen e çatisë. Gjithashtu përfundoi restaurimi i dyshemesë së dëmtuar prej dërrase dhe pastrimi nga vegjetacioni i territorit…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU