Hajrulla Çeku takohet me Qemal Minxhozin, e falënderon për bashkëpunimin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur së fundmi në takim dhe ka falenderuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin për bashkëpunimin dhe po ashtu angazhimin e tij drejt forcimit të raporteve mes institucioneve të të dyja vendeve.

Në prag të përfundimit të mandatit diplomatik të Ambasador Minxhozit në takimin që patën të dy palët u bisedua për shumë marrëveshje e bashkëpunime për kulturën në mes dy vendeve, ka njoftuar Ministria e Kulturës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për marrëveshjet midis Kosovës dhe Shqipërisë siç është ajo me Ministrinë e Sportit për përkrahjen e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030, marrëveshja me Ministrinë e Kulturës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve, për kalendarin e përbashkët kulturor vjetor.

Po ashtu marrëveshjet me Bibliotekën Kombëtare, Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit – Ansamblit Popullor, Muzeun Historik Kombëtar, Parkun Arkeologjik Kombëtar Apolonia, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. / ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I FILMIT FRANKOFON, MINISTRI HAJRULLA ÇEKU NDAU DEKORATË PËR DONATO GUILIANIN

Për gjashtë ditë me radhë ka qenë i hapur Festivali i Filmit Frankofon, edicioni i 23-të i cili këtë vit ka trajtuar temën “Portrete të grave”.

Ky edicion është përmbyllur me shfaqjen e filmit të vitit 1959 “Marie –Octobre” me regji të Julien Duvivier.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Ilirian Zhupa hajne

ILIRIAN ZHUPA: BURRI KA DALË NGA ZJARRI

Nga Ilirian Zhupa

Burri ka dalë nga zjarri, mes një nate të errët, ku pikturohen tmerret
dhe është ndjerë i vetëm, në këtë botë të qelqët, duke lënë shënja zjarresh
                                                                                                             përqark.

Ato shënja zjarresh janë bërë qenie të tjera përmes klithmash, misteresh
dhe lozin me atë që kanë At.

Pastaj flaka ka dalë nga burri, është bërë bukuri tronditëse, është bërë grua,
ka kaluar përmes tij lozonjare, e brishtë dhe e ka lënë të presë si fëmijë.

Ka të ngjarë të ketë ndodhur me shumëkënd, po së pari ka ndodhur
                                                                                                   me mua,
kur u shfaqe ti!

Atëhere kam thënë me vete: – Ç’të bëj me bukurinë tënde, me sytë e tu
                                                                                                    që magjepsin.

Ç’të bëj me zjarrin tim brufullues, që është Ti e më djeg pa mëshirë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult