Haki Misini, këngëtari që po i mungon rok skenës shqiptare

Vokalisti i grupit MAK, Haki Misini, 25 vite më parë, gjegjësisht vetëm tri orë para se të nënshkruhej marrëveshja për futjen e forcave të NATO-s në Kosovë u vra nga forcat serbe.

Trupi i këngëtarit të ndjerë, Haki Misini u gjet në Suhodoll të Mitrovicës në vitin 2005.

Këngët e Hakiut vazhdojnë të interpretohen edhe sot nga artistë të ndryshëm, si “Moj e mira te pojata”, “Në syrin tënd pash një lot”, “Idila verore”, “Tri gota”, “Qenke rritë moj s’të zen këmisha”, dhe shumë këngë të tjera.

Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe ka funksionuar deri në vitin 1978. Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin: Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi.

Grupi “MAK”, konsiderohet ndër grupet me krijmtari të mirëfilltë e të pasur të rok muzikës në Kosovë.

Ndryshe, përveç vokalistit Misini në luftën e fundit në Kosovë është vrarë edhe bateristi i grupit MAK, Mehmet Tupella.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAKI MISINI (MAK): Ç’KE VASHË QË M’JE IDHNU… (TEKSTI DHE KËNGA)

Kënga “Nji yll nga qielli ta kam zënë” e kënduar nga Haki Misini – grupi MAK

Ç’ke vashë që m’je idhnu
pse nuk do të flasësh me mu
unë t’flas ti s’më dëgjon
diçka n’zemër të lëndon

Kush të tha se t’kam tradhtu
ti e di se sa të du
Vashë e bukur eja fol me mu

Hej mjaft më …
shtrima dorën më shikjo
mos thuaj se s’më do
fjaltë e tjerëve mos dëgjo
yll t’jetës ty të kam
dhe për jetë yti jam
vashë e bukur eja më pushto

Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult