
Për marsin dhe Jasharajt
Nëse liria e ka dimensionin e vet etik. Duhet me e mbrojtë me jetë.
Dhe nëse liria e ka edhe dimensionin e vet estetik. Duhet me e mbrojtë me vdekje!
“Shihni sa thmitë i kemi ktu. S’kemi ku i qojmë as kah shkojmë s’kemi
e s’luejm veni…”
Thotë Hamzë Jashari
Kur njaj diell qe shndrit e nuk nxe
Shtynë retë përmi Kosovë
Ata i buzëqeshën.
Ashtin strall
Udhën me ndriçue – me i marr n’gji fmijtë – me i nxe me hukamë
masdarke gatuejn barut
e njehin fishekë
si n’epikën e moteve
ata hyjnë në andërr
me gjak e vorre
lisa mbi kreshta me u çue
n’luftë si n’darsëm me shkue
ngjizin njat kângë behari
E masanej presin me ardhë
si brumi n’magje
magjia se si shtyjnë kodrat
me rrashtë me çelë udhë
me u zhdjergë nga mali
Âsht vepër arti!
ObserverKult






