
u zbardh nâna
nji ditë më thanë se shkoi
në qiell
tue pritë kthimin
përnatë deri n’ag
nji gropë n’zemër m’u hap
ku hynte drita
jo rastësisht në anët e mia
thonë zbardhi drita
E lumja!
malsorët mbështillen
me të bardhën
për të gjallë e t’dekun
Plis dardan a shall rugove.
dhe thonë i pastë shpirti
dritë nji t’dekuni
Ndjesë!
Kur lén drita krijohet bota.
Viti zero.
Nuk ekziston koha
porse rrotullimi
drita veç terrin vret
kataraktin syve pret
Çelnajë.
dita ku asnigjâ nuk zdritë
âsht natë e përhershme
Sketerrë.
atje kurrë asgjâ nuk lénë
as des
Bosh.
Nâna u kthy nga udhëtimi
zdriti
boshi u vërshue nga tana anët
Plot.
Nâna. Ajo m’tha
njeriu des nga drita.
ObserverKult
Lexo edhe:
HALIL MATOSHI: MËSHIRË, ZOT! OSE TUNDIMI I T’BURGOSUNIT BLG 500459