Halil Matoshi, gdhendja sociologjike e një epoke që plaket në urtësi

halil matoshi:

Nga: Xhevat Xh Latifi

1. (Poezia e para i beson lirisë)

Halil Matoshin, e kisha parë në njē orë letrare në vjeshtën e vonë të vitit 1988. Një za këmbus ngritej mbi zërat tjerë koridoreve të Fakultetit Filozofik, me dukje roker, flokët e zezë kaçurrelë a la Beatles i lëkundeshin herë ballit herë cepave në shpinë, efektet estetike në dhe nga fjala e tij do nisnim erën që po sillte re të zeza, barbarët po na shanin “artin e errët si drita”, djalëria futej betejave për të ruajtur atë që kishim dhe për të marrë atë që gjakonim. Shkruaj për ujin e egër, më pati thënë, poetët e ndjejnë erën e luftës dhe bahen një më kohën ngase u bie hise me shënue kohën, është njëjtë si Pink Floyd – Time (Koha)


2. (Një epoke që plaket në urtësi)

Halil Matoshin, gjatë tërë viteve ’90-ta e gjenim në letra të gazetarisē, është koha e lajmsit kur shqiptarët e Kosovës, blenin gazetën dhe piketonin në rezolutat e kancelarive diplomatike. “Lajmsi Memec”, bëhet kronikë, nuk e pushonte penën, kalvari i vuatjeve pruri kohën e verdhë gjersa erdhën zogjtë e hekrit e çlirimtarët u futën dushkut jeshil në male. Në kalendarin e vjetit 1999, të Lirisë së Madhe në prag të shpisë Halil Matoshit, do t’ja vënin një numër, ja zhbënë emrin, e kapën barbarët, gebelsat serb nuk e lenin me i prekë në tokë kembët, ishte njejtë si me bart libra me gjuajtën në zjarr! Pesha e kryqit që kishte mbajt si luftëtar i dritës në artin e të shkruarit, u bē bojë e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, a do ta shohim të gjallë Halil Matoshin, thonin poetët ngase Ukshin Hotin më nuk e pamë!


3. (Republika Blu e Halil Matoshit)

Pazari global i një të shtune në Gjilan, përthehet në fotografi digjitale, gazetat më nuk shkruajnë lajmsi android dhe intelegjenca artificiale e bëjnë njeriun e vogël të ndjehet se po arrinë me kap çdo cep bote si me kanë shkronja që flururojnë nga një libër i hapur dhe i harruar në parkun e Qytetit!

Në gjithë rrugëtimin e Itakës, Halil Matoshi, e do një Republikë për vete, natyrisht blu dhe urbane, si qytetar liberal i botës që ka armë gjurmët e germave i mbetet mirënjohēs Mladinës sllovene, Kongresit Amerikan, Václav Havel e Danilo Kishit. Nuk ecën rehat nga fjala e premisat filozofike tek dëgjon Scorpions – Wind Of Change, shkrinë urtësinë edhe në artin pamor.

Halil Matoshi, është lajmsi i mirë që tregon për dimensionin etik dhe estetik të lirisë. Ai duket kalorës liberal që e don njeriun pa e pyetur për komb, fe e ngjyrë. Nuk priton me përvjelë këmishën deri në brryl me tregue zhigun e internimit se vie nga këndi lindor i Arbërisë së poshtme. Liria nuk futet në xhep ose në shervetë të muhagjirit me ikë e me shkrue nga larg këngë që bahen xhamë burrash më shkroi në librin Gdhendje Drite, pēr betejat e përbashkëta!

ObserverKult


Lexo edhe:


HALIL MATOSHI, MYSAFIR I “VJESHTËS LETRARE TË GJILANIT”