
Sot në Teatrin Oda duke filluar nga ora 18:00 promovohet libri me poezi “Gdhendje drite” i Halil Matoshit.
Për librin do të flas poetja dhe studiuesja e letërsisë, Donika Dabishevci, ndërsa do të ketë edhe bashkëbisedim me autorin dhe lexim poezish.
Përveç poezive në këtë mbrëmje do të ketë edhe muzikë, për të cilën përkujdeset Samira Latifi & Band.
Promovimi organizohet nga Qendra Multimedia dhe Teatri Oda.
ObserverKult






