“Halili dhe Hajria”, 59 vjet nga vënia në skenë e baletit të parë shqiptar

59 vjetori i vënies në skenë të baletit të parë shqiptar

“Halili dhe Hajria” është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar.

Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një grup i madh artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”.

Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako. Ndërsa në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho. Kurse në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.

Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit. Ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj.

Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të 150-ën herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë. 

Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë, ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë. /rtklive.com

____________________

Lexo edhe:

PANAJOT KANAÇI, THEMELUESI I ARTIT KOREOGRAFIK KOMBËTAR

Sot shënohet 98-vjetori i lindjes së koreografit të mirënjohur dhe pedagogut, Panajot Kanaçi, i cili lindi më 2 gusht 1923.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar këtë datë duke theksuar se, Panajot Kanaçi interpretoi një sërë rolesh kryesore, ku veçohen baletet “Shatërvani i Bahçisarajt” (1951) dhe “Esmeralda” (1953).

Kanaçi kreu studimet e larta për balet-maester në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë, e më pas ishte drejtor artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit.

Me koreografinë e baletit të parë shqiptar “Halili e Hajria” (1963, me muzikë të Tish Daijës), Kanaçi u bë themeluesi i artit koreografik kombëtar.

Për këtë koreografi u nderua më…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult