“Sqiud Game” bie nga froni, një tjetër serial tani është më i ndjekuri në botë

squid game

Dramat koreane janë në qendër të vëmendjes për momentin. “Squid Game” dominoi në “Netflix” për muaj të tërë. Dhe tani një sfidues i ri është shfaqur.

“Hellbound”, është seriali i ri i “Netflix” që po bëhet shumë shpejt një sensacion dhe madje ka rrëzuar nga froni “Squid Game”.

Hellbound” sheh një version alternativ të Tokës të pushtuar nga përbindësh të përgatitur dhe që presin t’i tërheqin njerëzit në Ferr. Gjë që çon në krijimin e një kulti fetar, Shoqërisë të së Vërtetës së Re, transmeton ‘lapsi.al’.

Seriali përqendrohet rreth veprimeve grafikisht të dhunshme të një ekipi demonësh. Të cilët ndjekin mëkatarët që janë vizituar më parë nga një qenie qiellore e cila e ka informuar viktimën për datën dhe orën e vdekjes së tyre.

“‘Hellbound’ mund të jetë gjëja më e mirë që kemi parë në ‘Netflix’ gjatë gjithë vitit”, është konsensusi i përgjithshëm. Ndërsa ka mahnitur madje edhe krijuesit e Metal Gear Solid, Hideo Kojima.

Rreth 142 milionë familje në 94 vende e ndoqën serialin. Ai ka gjeneruar rreth 900 milionë dollarë fitim për “Netflix”. Dhe është paralajmëruar një sezon i dytë.

———————————–

LEXO EDHE: ÇFARË PRITET TË NDODH NË SEZONIN E DYTË TË ‘SQUID GAME’

Pas një suksesi global si ai i Squid Game, pritej që seriali më i ndjekur i Netflix i të gjitha kohërave të kishte një sezon të dytë. Dhe në fakt, kështu do të jetë! Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga regjisori Hwang Dong-hyuk.

“Ka pasur kaq shumë presion, aq shumë kërkesa. Dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë sa më duket se nuk ka zgjidhje tjetër”, tha krijuesi i serialit korean që mori famë të menjëhershme në të gjithë botën.

“Do të ketë një sezon të dytë. Është në kokën time tani. Unë jam në procesin e planifikimit tani. Por mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë.”..

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU