Hapet dosja, Sigurimi i Shtetit shqiptar ka përgjuar Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe kur ka vizituar Tiranën

Gazetari shqiptar dhe autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka publikuar një video në profilin e tij në “Instagram” ku tregon për gjetjen e dosjes së Sigurimit të shtetit shqiptar në të cilën tregohet se si është përgjuar Ibrahim Rugova për 20 vjet.

Ibrahim Rugova siç thotë Fevziu, ishte përgjuar edhe përgjatë dy vizitave të tij që kishte realizuar në Shqipëri, raporton ‘express’.

“Në Arkivat e Sigurimit te shtetit gjendet dosja me dokumentat se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në 2 vizitat në Shqipëri”, ka shkruar Blendi Fevziu.

————————

Petro Marko

Lexo edhe:

SI E PËRNDIQNIN PETRO MARKON, JA ÇFARË SHKRUANTE SIGURIMI I SHTETIT MË 1946

Shkrimtari Petro Marko është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme, nga Sigurimi i Shtetit gjatë regjimit komunist, për shkak të qasjeve të tij jo miratuese ndaj mënyrës sesi po qeverisnin komunistët.

Që në ditët e para të pushtetit komunist ata e kishin nën shënjestër Petro Markon, duke verifikuar lidhjet e tij me amerikanët dhe të tjerë që kishin kontakte me botën Perëndimore.

Madje, edhe një përpjekje të tij për të rigjeneruar prodhimin e qitros në zonën e Himarës, Sigurimi e konsideronte një veprimtari kundërshtare.

Më poshtë, sjellim një pjesë nga ajo që raportonin “sipër” agjentët e sigurimit mbi Petro Markon, e shkëputur nga gazetarja Luljeta Progni, në librin e saj “Media shqiptare, rrugëtimi i vështirë drejt lirisë”…

Çfarë shkruante Sigurimi në vitin 1946 për Petro Markon:

Me ardhjen e Fultzit dhe të Anton Stevens, ky vjen për një herë në kontakt me këta dhe sipas angazhimeve të marruna fillon nga aktiviteti si agjent i amerikanëve.

Si kryeradaktor i “Bashkimi”-t, amerikanët me anë të Petro Markos u informuan mbi aktivitetin që kishte treguar kjo fletore deri tani.

Petro i furnizonte vazhdimisht me informata të ndryshme, ka dhënë hollësira rreth personelit që punonte aty tue i cilësuar se kush ishin më të besuar dhe kush jo…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU