Hapet ekspozita “Cilësia e ajrit përmes fotografisë”

Më 6 mars duke filluar nga ora 18:00 do të hapet ekspozita “Cilësia e ajrit përmes fotografisë” në hapësirat e Termokiss në Prishtinë.

Kjo ekspozitë paraqet fotografi të dërguara përmes garës “Cilësia e ajrit përmes fotografisë”, e cila ka qenë e hapur për të rinjtë dhe të rejat nga të gjitha komunitetet etnike në Kosovë.

Ndërkaq kjo garë synon të rrisë ndërgjegjësimin për ndotjen e ajrit dhe ndikimin e tij në shëndetin dhe mjedisin tonë.

Ekspozita është organizuar nga grupi Airbenders, gjegjësisht projekti Youth4CleanAir, i cili mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Kosovë në partneritet me UNICEF në Kosovë dhe implementohet nga PEN.

Në këtë organizim do të jenë të pranishëm me kontributet e tyre Bujar Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv i PEN-it; Jonas Ëesterlund, Ambasador i Suedisë në Kosovë; Nona Zicherman, shefe e zyrës në UNICEF në Kosovë; Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës (TBC) dhe Rilind Shala, aktivist rinor dhe organizator i ekspozitës.

Ndryshe, kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 15 mars.

ObserverKult


borges

Lexo edhe:

BORGES: ME KOHË MËSOHET SE DASHNI S’DO ME THANË ME SHKUE N’SHTRAT…

Poezi nga Jorge Luis Borges

Me kohë mësohet edhe ai ndryshim i brishtë
midis marrjes përdore dhe prangimit shpirtnor,
mësohet se dashni s’do me thanë me shkue n’shtrat,
e shoqni s’do me thanë se je i sigurt,
dhe kështu çdonjeni prej nesh nisë me mësue…
Se puthjet s’janë kurrsesi kontrata,
as dhuratat s’janë aspak premtime,
e kushdo nis me i pranue humbjet e veta
kryenaltë e me sy t’hapun mirë, e kushdo mëson me i zbulue
ma mirë shtigjet e veta të s’përditshmes,
pse toka nesër ka me qenë ma e pasigurt tuj thurë andrra…
e të ardhmet kanë me e pasë formën e nji rr’zimi përgjysë.

Me kohë kushdo mëson
n’se asht e tepërt dhe ngroftësia e diellit që djeg.
Prandej, dikush e mbjell kopshtin e vet me e shndritë shpirtin,
në vend që t’presi prej ndokujt mos po i bjen lule;
dikush mëson n’se mundet me u mbajtë mbas dikujt
që vërtet asht i fortë, e n’se tjetri vlen me gjith’ mend
dhe se prej tij mund edhe të mësohet.
Dhe mësohet… përditë mësohet.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult