Hapet ekspozita ‘‘Orkide“, Albin Kurti: Nëpërmjet kësaj shoqate, gratë dhe vajzat po fitojnë shkathtësi të reja dhe po fuqizohen ekonomikisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka marrë pjesë në ekspozitën e grave ‘‘Orkide“ në Prizren.

Qëllimi i kësaj ekspozite u tha se është të mos harrohen e as humbasin artizanatet e Prizrenit, gjegjësisht që të mbajmë gjallë trashëgiminë drejt ardhmërisë, duke bashkëjetuar me modernen.

Kurti tha se artizanatet, përmes rikrijimit të veprave artistike, kombinuar me teknika bashkëkohore, kontribojnë në mbrojtjen e trashëgimisë sonë të pasur kulturore.

‘‘Nëpërmjet punës së dorës, përmes shoqatës ‘Orkide’, gratë dhe vajzat po fitojnë shkathtësi të reja dhe po fuqizohen ekonomikisht“, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij Facebook, derisa ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga pjesëmarrja e kësaj ekspozite.

Ndërkohë mikpritjen ua dhuroi kryetarja e shoqatës, Sevgi Kervan.

ObserverKult


Moikom Zeqo

Lexo edhe:

ALBIN KURTI PRITI FAMILJARËT E SHKRIMTARIT TË NDJERË, MOIKOM ZEQO: KUJTIMI PËR TË DO TË JETOJË…

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur familjarët e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur shqiptar të ndjerë, Moikom Zeqo.

“Me bashkëshorten Lida Miraj dhe djalin Epidamn Zeqo, evokuan kujtime për të ndjerin Zeqo. Atij iu dha lamtumira e fundit në qershor të vitit 2020”, ka thënë Kurti.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

Observerkult