Sot është ditëlindja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili u lind më 6 maj 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.
Për nder të kësaj dite, artistë nga qytete të ndryshme të Kosovës u mblodhën sot në Ekspozitën e Artit në Prishtinë, ku u paraqitën piktura dhe skulptura dedikuar Gjergj Kastriotit.
Rexhep Kasumaj, publicist, në një prononcim për ATV-në, u shpreh se, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është po ashtu themelues i ndërgjegjes tonë kombëtare.
“Skënderbeu është kryezoti i ynë mesjetar dhe lavdia e jonë ndër shekuj. Themelues, po ashtu i ndërgjegjes tonë kombëtare. Tash kohëve të fundit ka edhe zëra që përpiqen me i hedhë hije figurës së tij, por siç e dimë, Skënderbeu s’ka qenë kurrë i humbur, ka qenë gjithmonë triumfator. Do të triumfojë tash e përgjithmonë”, tha Kasumaj.
Ndërsa, Hagji Gjoni, skulptor nga Peja, duke komentuar shtatoren e Skënderbeut që u vendos në Gjakovë, tha se kjo shtatore ka disa mangësi të vogla në harmoni.
“Nuk është se më ka pëlqyer tamam, ka disa mangësi ndoshta të vogla në harmoni”, tha Gjoni.
Për të parë videon mund të klikoni KËTU:/atvlive.tv
ObserverKult
Lexo edhe:
ISMAIL KADARE: PORTRETI I SKËNDERBEUT
Portreti i Skënderbeut, poezi nga Ismail Kadare
Si ditë e plotë ai shtjellej
Me re dhe erë përmbi atdhe.
Një emër Gjergj e kish si diellin
Tjetrin si hënën, Skënderbe.
Dy brirë dhie kish mbi krye
Emblemë e vjetër e çuditëshme
Sikur ta dinte që mes brirëve
Dy perandorë do të godiste.
Njëzet e katër luftëra bëri
Njëzet e katër vdekje theu
Çka mangut linte ditën Gjergji
Plotësonte natën Skënderbeu.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult