Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka hapur së fundmi një ekspozitë e cila quhet “Traumë në letër”, arti kundër dhunës.
Në këtë ekspozitë vizitorët do të mund t’i shohin shumë vizatime të cilat janë mbledhur nga strehimoret në Republikën e Kosovës. Këto vizatime qesin në pah lehtësisht vuajtjet, traumat që mund të shkaktojë dhuna drejtuar fëmijëve apo dhuna kur dëshmitarë të saj janë fëmijët, dukuri kjo që vazhdon të jetë mjaft aktive në vendin tonë.
Kjo ekspozitë po mbahet në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”.
Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Ndërsa të pranishëm në këtë ekspozitë ishin ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, deputetja Saranda Bogujevci, artistë, përfaqësues të organizatave dhe qytetarë të shumtë.
Ndryshe, kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 1 dhjetor, në Qendrën për Praktikë Narrative, (ish-biblioteka e qytetit “Hivzi Sulejmani”), në Prishtinë.
ObserverKult
Lexo edhe:
EKSPOZITË NË KULLËN E AHMET DELISË NË PREKAZ, SHFAQET KRONOLOGJIA HISTORIKE E JETËS SË TIJ
Në Kullën e Ahmet Delisë në Prekaz, objekt ky i ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, është hapur një ekspozitë ku shfaqet kronologjia historike e jetës së tij. Kjo ekspozitë do të qëndrojë si testament i jetës së heroit Ahmet Delia.
Përmes artefakteve të shfaqura në këtë ekspozitë ftohemi të ‘udhëtojmë’ në veprimtarinë dhe sakrificat e një luftëtari të lirisë i cili ishte i angazhuar në një sërë fushatash ushtarake dhe kuvende popullore.
Beteja e fundit e Delisë në dhjetorin e vitit 1912, i vetëm dhe i armatosur veç më sëpatë mbron gjitonët. Kjo vulosi kështu figurën e tij në traditën epike dhe qendresës shqiptare në Kosovë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SOTIA TSOTOU: DO MARR PËR BURRË NJË KAPITEN
Poezi nga Sotia Tsotou
Kur të vijë ora të martohem,
do marr për burrë një kapiten,
kur të më niset të mallohem,
të shkojë me frikën se s’më gjen.
E unë në breg të detit, zgjuar,
kur të çfryjë era, egërsirë,
t’i lutem Zotit përgjëruar,
që të ma kthejë shëndoshë e mirë.
Dhe kur anija që u largua,
ta sjellë, i qoftë ora e mbarë,
sa ç’e kam dashur prapë ta dua,
ndoshta më shumë se dhe më parë.
Ma thotë e lumja zemra ime,
detar e dua shokun tim,
me trup të jetë në udhëtime,
me shpirt e mend në gjirin tim.
ObserverKult