Hapet ekspozita “U artësofshi”, i kushtohet regjisorit të ndjerë- Bekim Lumit

Bekim Lumi

Në 4-vjetorin e shkuarjes në amshim, regjisori Bekim Lumi, do të kujtohet dhe do të nderohet nëpërmjet ekspozitës “U artësofshi”!

“Fotografi të shumta si dëshmi të një procesi të gjatë të artësimit, që na e la trashëgim Bekimi, do të na sjellin si rrallë herë portretin e tij prej artisti, pedagogu dhe njeriu”.

E përgatitur nën kujdesin e kuratorit Mentor Berisha dhe ndihmës kuratorit Afrim Muçaj, ekspozita do të hapet të shtunën, më 30 korrik,në Prishtinë, në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, në ora 20.00.

Lajmin për hapjen e kësaj ekspozite e bëri të ditur Afrim Demiri nëpërmjet një postimi në “Facebook”:

Postimi i plotë në Facebook:


——————–

Lexo edhe:

BEKIM LUMI: OF NANË…

ObserverKult