Hapja e dosjeve: “Në to gjenden jo vetëm politikanë, por dhe gazetarë që bëjnë moral çdo natë nëpër panele”

Poeti Daut Gumeni ka folur, së fundi, në “Pas Mesnate” edhe për hapjen e dosjeve të sigurimit. Ai ka deklaruar se dosjet nuk hapen sepse i bie pushteti personave me poste të larta.

Gumeni ka theksuar se në dosjet e sigurimit përveç politikanëve, janë dhe emra të njohur të gazetarisë, të cilët mendojnë se sollën median e lirë dhe bëjnë moral çdo natë nëpër panele.

“Dosjet nuk hapen se bie pushteti. Më mirë t’i themi gjërat troç dhe se kam thënë unë, e ka thënë një nga ata të Ministrisë së Brendshme kur vajti në Bruksel. ‘Unë kam dëgjuar që bëhet rrëmujë në Shqipëri, do t’i hapim sot, do t’i hapim nesër. Nuk hapen dosjet se po të hapen është grusht shteti i bardhë’. Po ka vite. Se kisha dëgjuar ndonjëherë të bardhin unë. Bie pushteti, tha. Se shumica e tyre që kanë zile pushteti janë me dosje. Një mënyrë që është më e lehta nga të gjitha, i thash, nuk kanë pse lodhen të gjejnë se kush ka dosje, i bien shkurt, të gjejnë ata që nuk kanë dhe mbarojnë punë.

Të gjithë kanë, jo vetëm politikanë, ka media, edhe nga ata që tundin shamitë si sjellësit e medias së lirë në Shqipëri, i ke me dosje, i ke me pseudonime. Bëjnë moral çdo natë nëpër panele për shqiptarët. Të shkretët televizorë që nuk thyen. Ku e gjejnë kurajon këta njerëz që e kanë filluar si aktivistë rinie me emër të ri dhe e kanë akoma emrin, pse nuk janë hapur dosjet…”, tha ai./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

23 VITE I DËNUAR, POETI I NJOHUR RRËFEN DALJEN NGA BURGU: KISHA VETËM LIBRA ME VETE, ÇFARË MË THA ROJA

Daut Gumenii dënuar gjatë regjimit, është një nga shkrimtarët që ka kaluar 23 vite të jetës së tij në burg, për shkak të poezisë gjatë regjimit komunist.

I ftuar në “Pas Mesnate”, në ABC News, ai rrëfeu momentin e parë kur doli nga burgu. E vetmja gjë që kishte me vete ishin librat.

Gumeni theksoi se do të donte që ta gjente shumë rojen e burgut të asaj kohe. Nuk kishte pasur mundësi deri tash. Fal rojes shkrimet e tij nuk u grisën dhe jetojnë ende sot.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult