
Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar humbjen e tij si një goditje të madhe për jetën akademike dhe kombëtare.
Në një postim publik, Haradinaj theksoi se Kosova ka humbur një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe shkencës, duke vlerësuar kontributin e Qosjes në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, veçanërisht gjatë periudhave të vështira të okupimit.
Ai nënvizoi se përpjekjet e pandalshme të akademikut do të mbeten dëshmi e qartë e rolit të tij të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe akademike.
Postimi i plotë:
Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike.
Përpjekjet e pandalshme të Akademik Qosja, veçanërisht në avokimin e të drejtave të shqiptarëve gjatë periudhave të vështira të okupimit, mbeten dëshmi e qartë e kontributit të tij të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe shkencore.
Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në fushën akademike, por vepra, mendimi dhe trashëgimia që la pas do të mbeten përgjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë sonë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për akademik Rexhep Qosja.
ObserverKult






