Have Haliti- Elezaj: Deklaratë dashnie


Un’ kam me t’dasht’
edhe kur ban kishe menën s’ma v’non
edhe kur bahesh sikur zanin s’ma ndigjon

Un’ kam me t’dasht’
edhe at’her kur syni ka me t’tradhtue
e ka me ba sikur nuk po me sheh mue

Un’ kam me t’dasht
veç për qefin tem e qysh un’ due
e ti s’ke me dit’ asnjihere krejt
sa shum’ te due…