Aktori Gent Hazizi ka shprehur pakënaqësi ndaj personave që sipas tij hiqen si kineastë në momentin që montojnë disa pamje dhe thonë që kanë bërë filma.
I ftuar në studion e “Ditë e Re”, Hazizi mori si shembull Ermal Mamaqin, i cili ka hedhur në treg dy lma dhe u shpreh se për të , ai nuk është kineast, transmeton ‘gazeta tema’.
Sipas Hazizit, Mamaqi nuk është i sukseshëm dhe se atë që ka bërë ai, mund ta bëjë kushdo, dhe të vetëhuqet si kineast. Për aktorin, kineastë janë: Gjergj Xhuvani, Fatmir Koçi, Bujar Limani, etj. “Nëse Ermali është i sukseshëm bravo i qoftë…Të dëgjoj pse Gjergji nuk
bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vej dot në kandar këto gjëra. Po flasim për Gjergj Xhuvanin si autor. Nuk ka përçarje fare…Unë ia them publikisht, mund t’ja them edhe personalisht, e mira është që të mos llojë të vetëquhet kineast. Unë nuk mund të quaj kineast atë, quaj Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Limanin etj. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë lm, se edhe unë mund të dal të lmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film,”- tha Hazizi.