Filozofi i dashuruar Heidegger/ Ja si e përjetoi braktisjen nga Hanna Arendt…

 Shkrimtarja dhe teoricienia gjermane Hannah Arendt (14 tetor 1906 – 4 dhjetor 1975), ishte një nga intelektualet më të spikatura të shekullit të XX. Kur ajo ishte një studente 19-vjeçare në universitet, ra në dashuri me profesorin e saj të martuar 36-vjeçar, Martin Heidegger (26 Shtator 1889 – 26 maj 1976). Një filozof po aq ndikues sa edhe i diskutuar, Heidegger dha kontribute monumentale për ekzistencializmin. Në rininë e tij, ai iu bashkia partisë naziste duke përfituar prej tyre edhe pozicionin e akademikut.

Ai dha dorëheqjen një vit më vonë, duke ndaluar edhe së shkuari në mbledhjet e Partisë Naziste. Më vonë ai konsideronte vendimin për t’u futur në Partinë Naziste si marrëzinë më të madhe të jetës së tij. Por megjithatë kurrë nuk u pendua.

Heideggerit ra në dashuri me një hebreje duke konsideruar romancën e tyre “ngjarjen dhe periudhën më emocionuese të jetës së tij”. Gjatë kësaj periudhe ai shkroi librin “Qenia dhe Koha” –  një nga veprat e tij më të famshme dhe më me ndikim.

Në letrën e tij të parë drejtuar Arendt, të shkruar në shkurt të vitit 1925, Heidegger thotë:

“E nderuar zonja Arendt!
Unë duhet të vij të shoh ty këtë mbrëmje dhe të flas me zemrën tënde. Gjithçka duhet të jetë e thjeshtë, e qartë dhe e pastër midis nesh. Vetëm kështu do të jemi të denjë të na lejohet të takohemi. Ju jeni nxënësja ime dhe unë mësuesi juaj, por kjo është vetëm rastësia që na ka bërë bashkë. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje të të quaj ty “e imja” por tani e tutje ti do të jesh në jetën time. Asnjëherë nuk e dimë se çfarë mund të bëhemi për të tjerët përmes Qenies sonë.
Rruga e jetës tuaj të re do të jetë e fshehur. Ne duhet të pajtohemi me këtë. Dhe besnikëria ime ndaj jush vetëm do t’ju ndihmojë të qëndroni e vërtetë me veten tuaj.
[…]
“Ji e lumtur!” – kjo është dëshira ime për ju.
Vetëm kur të jeni e lumtur do të bëheni një grua që mund të japë lumturi, dhe rreth së cilës gjithçka është lumturia, siguria, qetësia, nderi dhe mirënjohja për jetën.
Dhe vetëm në këtë mënyrë do të jeni të përgatitur siç duhet për atë që universiteti mund dhe duhet t’ju japë.

[…]

Neve na është lejuar të takohemi: ne duhet ta konsiderojmë këtë si një dhuratë në qeninë tonë më të brendshme dhe të shmangim deformimin e saj përmes vetë-mashtrimit për pastërtinë e të jetuarit. Ne nuk duhet të mendojmë për veten tonë si bashkëshortë shpirtërore, diçka që askush nuk e përjeton kurrë … Kjo e bën dhuratën e miqësisë tonë një angazhim me të cilin duhet të rritemi … Por vetëm një herë do të doja të isha në gjendje t’ju falënderoja dhe, me një puthje të pastër mbi ballë, merre nderin e qenies tënde në punën time.”

Njëmbëdhjetë ditë më vonë, afeksioni i Heideggerit bymehet në përmasa të pakontrollueshme dhe shpërthen në filozofi.
Ai shkruan:

E dashur Hannah!

Pse dashuria është e pasur përtej të gjitha përvojave të tjera të mundshme njerëzore dhe një barrë e ëmbël për ata që kapen në grackën e saj? Sepse ne bëhemi ato që duam dhe prapë mbetemi vetvetja. Atëherë duam të falënderojmë të dashurin, por nuk gjejmë asgjë që të mjaftoj.

Mund të falënderojmë vetëm me veten tonë. Dashuria shndërron mirënjohjen në besnikëri ndaj vetvetes sonë dhe besim të pakushtëzuar te tjetri. Kështu dashuria intensifikon në mënyrë të qëndrueshme sekretin e saj më të thellë.

Këtu, të qenit afër është çështje të qenit në distancën më të madhe nga tjetri – distanca që nuk lejon asgjë të turbullojë – por përkundrazi e vë “ti” në praninë e thjeshtë – transparente, por të pakuptueshme. Prania e tjetrit papritmas shpërthen në jetën tonë – asnjë shpirt nuk mund të pajtohet me këtë. Një fat i njeriut i jep vetes një fat tjetër njerëzor, dhe detyra e dashurisë së pastër është ta mbash këtë dhuratë të gjallë po aq sa ditën e parë.”

Por pak para një vjetorit të romancës së tyre, Arendt i dha fund gjërave pasi ajo dëshironte të përqëndrohej në ndjekjen e saj akademike të filozofisë.
Në një përgjigje ndaj saj në janar të vitit 1926, Heidegger bën një përpjekje të admirueshme për të sinkretizuar të dy forcat konfliktuale. Ajo e romacës dhe ndjenja që ai kërkon më të mirën për Hannën.

Ai shkruan:

E dashur Hannah!

“… Unë e kuptoj, por kjo nuk e bën më të lehtë ta durosh. Aq më pak kur e di se dashuria ime buron nga ti.”

Megjithëse letra e ndarjes së Arendtit nuk i mbijetoi viteve, duket se në të ajo përmendi nevojën e saj për t’u tërhequr nga romanca në mënyrë që të përqëndrohej në punën e saj – një paradoks shumëvjeçar i kënaqësive njerëzore, të cilat Heidegger adreson në përgjigjen e tij:  

“Kjo “tërheqje” nga gjithçka njerëzore dhe prishja e të gjitha lidhjeve është, pavarësisht punës krijuese, është përvoja më e mrekullueshme njerëzore që njoh. Por në lidhje me situatat konkrete, është gjëja më e qortueshme që mund të hasësh. Zemra e dikujt është shqyer nga trupi i një personi.

Dhe gjëja më e vështirë është që një izolim i tillë nuk mund të mbrohet me apel pasi nuk ka masa që mund të merren. Nuk mund të bësh kompensim për braktisjen e marrëdhënieve njerëzore … Me barrën e këtij izolimi të nevojshëm, gjithmonë shpresoj për të përfunduar izolimin nga jashtë dhe për forcën për të mbajtur një distancë përfundimtare dhe të vazhdueshme. Vetëm kështu mund të kursehen të gjitha flijimet, së bashku me refuzimin.

Por kjo dëshirë e mundueshme nuk është thjesht e paarritshme, madje është harruar – aq sa marrëdhëniet më jetësore bëhen përsëri një pranverë dhe sigurojnë forcat që ta çojnë atë në izolim edhe një herë…. Një jetë e tillë më pas bëhet tërësisht çështje dëshirash që nuk kanë asnjë justifikim. Të pajtohesh me gjera të tilla në mënyrë pozitive – të mos marrësh një pozicion si një lloj shpëtimi – është ajo që do të thotë të jesh filozof.”

E megjithatë sado tragjike të jenë sakrificat e të qenit filozof, Heidegger inkurajon Arendti e re që t’i bëjë ato sidoqoftë.

Fjalët e tij rrezatojnë një testament për nocionin e paraqitur brez pas brezi nga filozofja Martha Nussbaum – në shumë mënyra një trashëgimtare intelektuale e Arendtit – që përqafimi i nevojës sonë është thelbësore për marrëdhënie të shëndetshme. Edhe pse Heidegger e ngushëllon Arendtin që të shkojë e vetme, ai sërish artikulon dëshirën e tij që dashuria e tyre të vazhdojë:

“Është e qartë – në mënyrë të pavarur nga ju dhe unë në këtë pikë – që, në rininë tuaj dhe në fazën e të mësuarit, ju nuk duhet të angazhoheni këtu. Gjithmonë është e keqe për të rinjtë që të mos thërrasin forcën për t’u larguar. Është një shenjë se liria e instinkteve ka vdekur, dhe si rezultat, kur ata qëndrojnë, ata nuk rriten më në një mënyrë pozitive …

[…]

Dhe mbase vendimi juaj do të bëhet një shembull … Nëse ai ka efekt të mirë, do të ndodhë vetëm pasi kërkon një sakrificë nga të dy ne.

Mbrëmja dhe letrat tuaja kanë rinovuar sigurinë time se gjithçka qëndron afër asaj që është e mirë, bëhet e mirë … Ju, edhe në situatën tuaj, duhet të jeni e lumtur pasi vetëm ata me zemër të re dhe dhe pritshmëri të larta mund të jenë me perspektive në një botë të re – mësim i ri, ajër i pastër dhe rritja. Le të jetë secili prej nesh në ekzistencën e tjetrit. Kjo do të ruajë dashurinë tonë.

Jeta ime vazhdon – pa përfshirjen ose meritën time – me një siguri të tillë dhe të panjohur, saqë dua të besoj se zbrazëtia e re që do të vijë me largimin tuaj është e nevojshme.”

Edhe pas largimit të Arendt, intensiteti emocional midis të dyve i shtyu ata që të mbanin një korrespodencë të vazhdueshme dhe takime të rastit në muajt që pasuan. Deri në korrik të vitit 1927, thuajse dy vite pasi romanca e tyre kishte filluar, ata ishin akoma shumë të dashuruar. Duke iu përgjigjur një letre tjetër të Arendt që sërish nuk ka mbijetuar por që duket se ka qenë veçanërisht e ngarkuar emocionalisht, Heidegger shkruan:

E dashur Hannah!

[…]

Edhe pse keni mbetur aq prezente për mua sa keni qenë ditën e parë, letra juaj ju afroi veçanërisht afër. Unë i mbaj duart tuaja të dashura në të miat dhe lutem me ju për lumturinë tuaj.

[…]

E dashura ime, a shpresoni ju? Pyete pjesën më të brendshme të zemrës sate, e cila më ka shkëlqyer shumë shpesh nga sytë e tu të mrekullueshëm e të thellë; do t’ju tregojë: thellë-thellë jam plotësisht dhe i sigurt për këtë besim.

Letra juaj më ka tronditur aq shumë sa herë e parë që isha pranë jush. Ato ditë janë kthyer me kaq fuqi elementare, falë kësaj fjale të dashurisë suaj.”

Duke i bërë jehonë pasqyrimit të Van Gogh-ut mbi domosdoshmërinë paralele të dhënies dhe pranimit në dashuri, Heidegger shton:

“E dashur Hannah, për mua ishte sikur të isha favorizuar të jepja diçka të rëndësishme dhe të madhe, në mënyrë që të pranoja dhuratën dhe dhurimin, si një posedim të ri. Unë ende nuk kam arritur ta kuptoj, dhe aq më pak të përthith gjerët e dyshimta që pashë në ekzistencën tonë në ato orë.”

Në prill të vitit 1928, Arendt i bën jehonë pohimit të famshëm të Frojdit se dashuria dhe puna janë dy gurthemelet e shpirtit njerëzor, dhe përfundimisht zgjedh filozofinë mbi romancën e saj me Heidegger. Ajo i shkruan atij, duke iu lutur që të kuptojë zgjedhjen e saj – duke besuar, madje, që si një filozof i konsumuar plotësisht nga vepra e tij, ai nuk do të kishte zgjidhje tjetër përveçse ta kuptonte:

“Unë të dua ashtu siç bëra ditën e parë – ti e di, dhe unë e kam ditur gjithmonë, madje edhe para këtij ribashkimi. Rruga që më tregove është më e gjatë dhe më e vështirë nga sa mendoja. Kërkon një jetë të gjatë në tërësinë e saj. Vetmia e kësaj rruge është e vetëzgjedhur dhe është mënyra e vetme e të jetuarit që më është dhënë. Por shkretimi që fati e ka rezervuar për mua, jo vetëm që nuk merr nga unë forcën për të jetuar por do të më bllokonte rrugën. Vetëm ju keni të drejtë ta dini këtë, sepse gjithmonë e keni ditur, njohur atë. Unë mendoj se edhe kur të mbetem pa zë, nuk do të jem kundër të vërtetës. Unë gjithmonë jap aq sa dëshiron dikush nga unë, veçse angazhimi i dashurisë sonë më bën përgjegjës. Do të humbja të drejtën time për të jetuar nëse do të humbja dashurinë time për ju, por gjithashtu do ta humbja këtë dashuri dhe realitetin e saj nëse do të hiqja dorë nga përgjegjësia që më detyron.

Një vit më pas, Arendt u takua me një gazetar dhe filozof të ri gjerman në seminarin e Heidegger. Atë vjeshtë, ajo u martua me të. Në ditën e saj të dasmës, ajo i dërgon Heideggerit një letër të fundit.

“Mos më harroni dhe mos harroni sa thellë e dini që dashuria jonë ka qënë bekimi i jetës sime. Kjo njohuri nuk mund të tronditet, as sot, kur, si rrugëdalje nga shqetësimi im, kam gjetur një shtëpi dhe një ndjenjë të përkatësisë me dike, të cilin më së paku mund ta kuptoni.

[…]

Unë t’i puth vetullat dhe sytë tuaj,

Hannah juaj”

Ashtu si Virginia Woolf dhe Vita Sackville-West, të cilët ishin dashnorë dhe miq të përjetshëm, ashtu mbetëm edhe Arendt e Heidegger, për një gjysmë shekulli, deri në vdekjen e papritur të Arendt. Heidegger jetoi gjashtë muaj më shumë se ajo.

ObserverKult