Dikur andrrojsha për t’egrën dashuni,
Për kaçurrela, lule e për mall,
Për buzët e ambla e për të idhta fjalë,
Për t’trishta kangë e t’zymta melodi.
Venitë e tretë më janë ato andrrime,
E tretë më asht dhe pamja e adhunueme!
M’ka mbetë veç çka me afshe t’përvëlueme,
Dikur kam derdhë në t’butat vargëzime.
Veç ti m’ke mbetë, o kanga jetime! Shko tash
Dhe ti – kërkoje pamjen që tu tret!
Dhe, kur ta gjejsh, prej meje ma përshëndet:
Të zbraztës hije i çoj të zbraztin afsh!
Shqipëroi: Robert Shvarc