Hej ai det i syrit tënd, copë e qiellit me stuhi/ Dëgjojeni të kënduar nga Sabri Fejzullahu (VIDEO/ TEKSTI)

Ju ftojmë ta dëgjoni njërën nga këngët më të pëlqyera nga publiku të Sabri Fejzullahut, këngën “Hej ai det i syrit tënd”, vijën melodike dhe orkestracionin e së cilës e krijoi Edmond Zhulali, ndërsa tekstin Agron Rexha.

Hej ai det i syrit tënd,
Copë e qiellit në stuhi,
Kush të pa e nuk u çmend,
Cili s’ra në dashuri.

Hej moj zanë ti bijë e diellit,
Larë me ujë të shkrirë dëbore,
Më përvëlove n’mes të dimrit,
Veç një natë ndejte e shkove.

I harrove trëndafilat,
Që i mbolla n’kopshtin tonë,
Si një hije ti ke tretur,
A je gjallë apo ke vdekur.

Shkoj tek vendi i takimit,
Rreth e rrotull vetëm heshtje,
Një gulçim i rëndë trishtimi,
Si pa dashur del prej meje.

Pres pranverën t’ma kthej mallin,
Që i ngrirë m’ka mbetë në sy,
Pres me lot mes trëndafilash,
Që i mbolla bashkë me ty.

I harrove trëndafilat,
Që i mbolla n’kopshtin tonë,
Si një hije ti ke tretur,
A je gjallë a po ke vdekur.

ObserverKult


Lexo edhe:

“NATË ME SHI”, KËNGË E MIRËNJOHUR NGA SABRI FEJZULLAHU (TEKSTI DHE VIDEO)