Helena Kadare: Jeta e Ismailit, e njëjtë si ajo e shqiptarëve që kërkuan liri, barazi dhe progres

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, organizoi një aktivitet përkujtimor për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një vit më parë.

Në fjalën e saj, Helena Kadare, bashkëshortja e kolosit të letrave shqipe, ka vlerësuar fjalët e folësve, duke shtuar se jeta e shkrimtari të madh shqiptar, ishte në një linjë me atë të shqiptarëve dhe Shqipërisë.

“Kur bëhet fjalë për figurën e Ismail Kadaresë jam e ndjeshme ndaj tonit elitar të folëse dhe vlerësimit për veprën e tij.

Ishte një shkrimtar shqiptar që ngriti metaforën e tij letrare në nivelin e frymëmarrjes kombëtare, që përshkroi me veprën e tij fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërë rrjedhën e saj.

Ashtu si mbijetuan shqiptarët, mbijetoi edhe vetë Ismaili, jeta e të cilit ishte në thelb jeta e shqiptarëve që kërkuan liri, barazi dhe progres…”, u shpreh ajo.

Për më shikojeni videon e mëposhtme:

ObserverKult


Lexo edhe:

NJË VIT PA ISMAIL KADARENË