Shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur shqiptare Helena Kadare ishte e ftuar mes vogëlushëve në “Kurthin e Piter Pan”, ku ka folur për jetën e saj, karrierën dhe jetën familjare me bashkëshortin Ismail Kadare dhe dy vajzat.
Mes pyetjeve të shumta të fëmijëve drejtuar shkrimtares, kishte edhe pikante si ajo se pse gjeniu i letërsisë shqipe nuk kishte zgjedhur t’i dhuronte një unazë martese bashkëshortes.
Fakti që u pëlqente jeta moderne, siç thotë Helena, duke u zhveshur nga petku i konservatorizmit, çifti Kadare nuk u pëlqente që në gisht të mbanin një unazë martese.
“Jo nuk më ka dhuruar sepse ne ishim një brez që e quanim veten shumë modern duke i përjashtuar këto zakone. Ishin ca zakone konservatore jashtë shijeve tona”, u shpreh Helena Kadare.
ObserverKult
Lexo edhe:
GRUAJA E SHKRIMTARIT TË NJOHUR RRËFEN/ NJË TREGIM ISHTE “FAJTOR” PËR NJOHJEN E HELENËS ME ISMAIL KADARENË
Helena Kadare: Ai mori çmimin e Republikës, unë isha nxënëse në gjimnaz dhe të gjithë e dinin që i dija përmendsh të gjitha poezitë e tij dhe më kishin shtruar fotot e tij të gazetës. Ai nuk më njihte fare. Unë botova një tregim tek “Zëri i Rinisë”. Ai ishte në Moskë, kishte përfunduar studimet këtu dhe kishte vajtur për specializim. Atje vinin gazetat shqiptare në një hotel në Moskë. Ai pa këtë tregim dhe më bëri 3 rreshta: Lexova tregimin tuaj, shkruani dhe mos u trembni. I gjithë gjimnazi e mori vesh këtë gjë që erdhi kjo letër. Pastaj kur erdhi në Shqipëri, u njohëm rastësisht në rrugë.
Alketa Vejsiu: A kishte në ato kohë një propozim dashurie?
Helena Kadare: Në atë kohë nuk kishte një propozim martese.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult