Nëse dy njerëz dashurohen, s’mund të ketë për ta një fund të lumtur

ObserverKult ua sjell disa fraza nga veprat e Ernest Hemingway:

“Qenia njerëzore është e vetmja kafshë e cila mund të qesh, edhe pse ka numrin më të vogël të arsyeve se përse duhet të qesh.”

“Cilat gjëra e dëmtojnë një shkrimtar? Politika, gratë, pijet, paratë, ambicia. Por një shkrimtar e dëmtojnë edhe mungesa e politikës, grave, pijeve, parave dhe ambicies.”

“Nuk është vështirë ta menaxhoni jetën kur nuk keni asgjë për të humbur.”

“Nëse dy njerëz dashurohen, s’mund të ketë për ta një fund të lumtur!”

“Ti nuk mund të shpëtosh nga vetvetja duke ikur nga një vend në një tjetër.”

“Mënyra më e mirë për ta zbuluar nëse mund t’i besoni dikujt është duke i besuar atij personi”.

“Kur njerëzit flasin, dëgjoni krejt çfarë po thonë. Shumica e njerëzve asnjëherë nuk dëgjojnë”.

“Lumturia te njerëzit inteligjentë është gjëja më e rrallë që e njoh.”

“Brengosuni çdo ditë nga pak dhe do t’i humbni disa vite jetë. Nëse diçka është e gabuar, rregullojeni nëse është e mundur. Por ushtrojeni veten të mos brengoseni: brengat asnjëherë nuk rregullojnë ndonjë gjë”.

“Nuk ka mik më besnik sesa libri.”

“E moralshme është ajo çfarë ju bën të ndiheni mirë pasi ta keni bërë, e pamoralshme është ajo çfarë ju bën të ndiheni keq pasi ta keni bërë”.

“Ka gjëra më të këqija se lufta: tradhtia, egoizmi dhe frika.”/ ObserverKult

LEXO EDHE: Nuk ka dhimbje më të madhe se kujtimi i kohëve të lumtura në mjerim