“Hëngra karafilin…”, Flor Binaj dhe Genc Zenelaj tregojnë momentin e sikletshëm në skenë

binaj zenelaj

Florian Binaj dhe Gentian Zenelaj janë dy prej aktorëve më të njohur dhe më të dashur të publikut.

Kohë më para ata ishin në emisionin “E ardhmja është vajzë” ku kanë rrëfyer detaje nga karriera dhe jeta e tyre personale.

Binaj dhe Zenelaj kujtuan një prej skeçeve të tyre në të cilën kanë qeshur pafund pavarësisht se ishin në skenë.

Florian Binaj: Ka qenë një numër që kemi qeshur pa fund në skenë. Kemi qeshur pa fund mbrapa, kemi qeshur dhe sa herë e shohim.

Ajo me Çiljetën që u mbyta me karafilin.

Gentian Zenelaj: Flori tentoi që të hante një karafil dhe sa herë që kollitej i dilnin petale. Njerëzit kujtonin se ishte numër magjie, por jo, është numër epik.

Florian Binaj: Realisht kanë qenë vite shumë të bukura, të mbushura plot me padije se çfarë ndodh nëse bëjmë një numër kaq të madh, ajo që kuptonim mbrapa ishte që gjithmonë merrnim energji pozitive nga publiku dhe shkonim gjithnjë e më tutje.

ObserverKult

Lexo edhe:

IKU NGA PORTOKALLIA, FLORIAN BINAJ I FUTET POLITIKËS- SË SHPEJTI KRYETAR PARTIE

florian binaj gent zenalaj

Florian Binaj ka qenë një nga personazhet më në qendër të vëmendjes qoftë në portale dhe ekrane këto kohë, për dy arsye kryesore.

E para, ai ka qenë protagonist në protestat që u mbajtën në Tiranë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

Tekstin e plotë e gjeni KETU