Herman Hesse: Në zemër s’ka dashuri…

nuk kam vdekur herman hesse

Ç’më ngrohte gjer dje plot shije,
Sot vdekja e mban në gji.
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.

I ndiej si bien, bien
Si borë që rrugën mbulon,
Dhe hapat më nuk ndihen,
Një heshtje e gjatë afron.

Në qiell s’ka yje as hënë.
Në zemër s’ka dashuri.
Gjer tutje një heshtje ka rënë
Dhe bota u mplak e u mpi.

Kush mbron dot zemrën një fije
Nga koha plot ligësi?
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.

Përktheu: Petraq Kolevica

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

Hesse: Ne jemi Hënë dhe Diell, jemi Det e Tokë