Do të doja të isha një lule me erë
Ti të më aviteshe qetë duke kaluar,
Të më rrëmbeje për përherë
Në dorën tënde shtrënguar.
Një verë e kuqe do isha me ëndje
Dhe të rridhja ëmbël mes buzëve tua
Mu dhe krejt në brendinë tënde
Dhe të të shëroja dhe ty dhe mua.
Përktheu: Kujtim Shabani
ObserverKult
Lexo edhe:
HERMAN HESSE: PSE DUHET TË LEXOHET DOSTOJEVSKI
Ja çfarë thotë Hesse për Dostojevskin:
Duhet ta lexojmë Dostojevskin kur jemi përtokë, kur kemi vuajtur deri në kufi të së arsyeshmes dhe e gjithë jeta na dhemb si një plagë e vetme djegëse dhe përvëluese, kur frymojmë dëshpërimin dhe kemi vdekur nga njëmijë vdekje të pangushëllueshme. Atëherë, në momentin kur ndodhemi të vetmuar dhe të mpirë në mes të ndyrësisë- kthejmë vështrimin nga jeta e nuk ja kuptojmë shkëlqimin e saj të pashpirt dhe të egër dhe as nuk duam më t’ja dimë, ja, pikërisht atëherë, jemi të pjekur për muzikën e këtij shkrimtari të tmerrshëm dhe të mrekullueshëm.
Atëherë, në fakt, nuk jemi më spektatorë, nuk jemi më gjyqtarë ose shijues, por jemi të mjerë në mes të gjithë djajëve të tjerë të mjerë në romanet e tij, vuajmë vuajtjet e tyre, të magjepsur dhe të shtangur ne shikojmë vorbullën e jetës, gurin e mullirit të palodhur nga bluarja e vdekjes.
Dhe në atë momente ne ndjejmë muzikën e Dostojevskit, ngushëllimin dhe dashurinë e tij. Dhe vetëm atëherë ne provojmë ndjesinë e mrekullueshme të botës së tij poetike, të tmerrshme dhe shpesh deri në mizore.
Dy fuqi të pushtojnë në librat e tij, i pari është dëshpërimi, pranimi i së keqes, i të pësuarit, i mos kundërshtuarit të mizorisë gjakësore dhe problematike të natyrës njerëzore. Nga kjo vdekje duhet vdekur, ky ferr duhet përshkruar nëse do që edhe zëri tjetër i mjeshtrit, ai zëri qiellor të mbrrij deri tek ne. Sinqeriteti i lakuriqtë me të cilin rrëfehet jeta jonë njerëzore është një gjë e mjerë. E pasigurtë dhe ndoshta e dëshpëruar, një fillim i pashmangshëm.
Teksstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult