Hermann Hesse: Ngaqë të dua…

Hermann Hesse

Nga Herman Hesse

Ngaqë të dua, natën kam ardhur tek ti
Kështu vrullshëm dhe marramendas
E ti nuk mund të më harrosh më kurrë
Shpirtin tënd kam ardhur për ta vjedhur.

Tani ti je e imja – tani më përket e tëra
Në mjerim e lumturi, sot
Nga dashuria ime e vrullshme dhe e valë
Asnjë engjëll nuk të shpëton dot.

E shqipëroi: Elida Buçpapaj

ObserverKult


frederik rreshpja poezi per nenen

Lexo edhe:

FREDERIK RRESHPJA: TESTAMENT

Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindur
I mallkuar me art.
Gjërat i shihja ndryshe:
Nëpër shirat e vdekur
Peshqit fluturonin drejt çerdheve te yjet.
Në vend të borës binin zogj në çdo dru.
Era si ketër brente degët.
Qante mbi mua nëna, shëmëria ime. Ave nëna ime!
Mos e pastë njeri këtë fat!

Kam dashuruar një Afërditë në Olimpin e trëndafilave,
Pastaj erdhe ti tërë ikje.
Më vonë vije vetëm nëpër ëndrra si perënditë ilire.
Kështu iku edhe rinia, filigrani i djalërisë,
I mallkuar me art.
Mos e pastë njeri këtë fat!

Tani që po vdes ëndërroj vetëm një kryq te koka
Dhe të harrohem se nuk dua që edhe pas vdekjes
Të më ndjekë mallkimi i artit.
Mos e pastë njeri këtë fat!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult