Hermann Hesse (1877 – 1962) është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Kësaj radhe Hesse-n do t’ua sjellim nëpërmjet disa thënieve:
-Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt tjetër, je vërtet i mjerë.
-Si të gjitha vlerat e vërteta, dashuria nuk mund të blihet.
-Edhe një orë e ndalur shënon orën e saktë dy herë në ditë.
-Dashuria nuk ekziston për të na lumturuar, por për të na treguar se sa e madhe është aftësia jonë për t’i bërë ballë dhimbjes.
-Ji vetvetja! Mos i lejo partnerit të të ndryshojë, pasi, kur t’ia ketë arritur, do të jetë lodhur me ty.
-Sa më vështirë të arrihet diçka, aq më shumë dëshirohet.
-Jeta e njerëzve që punojnë është bajate. Interesante është jeta e atyre që sorollaten.
-Në natyrë nuk ka asgjë aq të pabesë, të egër dhe mizore, sa njeriu.
-Atë që natyra kërkon nga njeriu është e shkruar brenda secilit prej nesh.
-E keqja lind gjithmonë ku dashuria nuk mjafton.
ObserverKult
———————
LEXO EDHE:
HERMANN HESSE: NË MJEGULL
Mister është shëtitja në mjegull
vetmitare çdo kaçubë, çdo gur
pemët s’e shohin dot njëra-tjetrën
i vetëm njeriu si mur.
Me miq ishte bota ime plot
kur ende jetoja në dritë
tani që mjegull bie, o Zot,
s’duket kush as natë e as ditë.
Të mos jetë askush aq i mençur
sa ta njohë në thelb errësirën,
që ashtu, pashmangshëm dhe heshtur,
krejt gjindjen e ndan me të mirën!?
Mister të shëtisësh në mjegull
kjo jetë qenka sall vetmi
askush nuk e njeh më tjetrin
fillikat je krejt, o njeri!
Përktheu Ana Kove
ObserverKult