“Hija ime nuk di dhunë, di veç frymëzim lirije”, Ilir Shaqiri këndon vargjet e Lasgush Poradecit (teksti & video)

ilir shaqiri lasgush poradeci

“…, hija ime nuk di dhunë,
di veç frymëzim lirie
dhe di punë, vetëm punë,
mund pafund për art magjie…”

Këto janë vargjet e poezisë me titull “Trashëgim” nga poeti i madh Lasgush Poradeci, që u bënë këngë me muzikë nga Naim Gjoshi, orkestrim nga Xhevdet Gashi dhe kënduar nga Ilir Shaqiri.

LASGUSH PORADECI: TRASHËGIMI

Ju më lini të flas unë,
T’u them fjalë vjershërije,
Në bunacë a në furtunë
Të këndoj siç më ka hije.

Hija ime nuk di dhunë,
Di veç frymëzim lirije,
Dhe di punë, punë, punë,
Mund pa fund për art magjije.

Që të them nga ç’pata shkruar
Me kuvënd të përvëluar:
Ja! një iskër mjeshtërije,
Ja! një iskër bukurije.

Dhe t’a shoh të pasqyruar
Vetëveten fije-fije,
Fije-fije poezije,
Që mban erë Shqipërije

ObserverKult

Kliko edhe:

Ilir Shaqiri: Elbasan i bukur (teksti dhe kënga)