Hije skandali në Festivalin e RTSH/ Elsa Lila, fituese e paracaktuar? Dy këngëtare të njohura heqin dorë nga konkurrimi…

Gjithçka duket gati për Festivalin e fundvitit. Tashmë janë bërë publikë edhe emrat e artistëve që do të këndojnë ‘live’ netët e spektaklit, ku shumë i përfolur ka qenë edhe emri i Elsa Lilës, si një nga pretendentet për ta fituar këtë kompeticion e për të çuar Shqipërinë në Eurosong vitin e ardhshëm.

Dy këngëtaret Kejsi Tola dhe Samanta Karavella janë tërhequr nga gara në Festivalin e Këngës 62. Në shorteun e hedhur nga festivali për renditjen e këngëtareve, ato nuk u përmendën.

Samanta e konfirmoi lajmin, por pa dhënë arsyen që e çuan drejt këtij vendimi. Ato janë zëvendësuar nga “Peter Pan Quartet” me këngën “Edhe një herë” dhe Irma Lepuri me “Më prit”.

Festivali i këngës do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor 2023. Votimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar. Publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 si çmim special dhe juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera. Në komente në rrjetet sociale, komentuesit kanë shkruar se arsyeja e kësaj tërheqjeje është pikërisht fituesi i paracaktuar.

Megjithatë, vetë dy protagonistet nuk kanë pranuar të zbulojnë detaje, e aq më pak të komentojnë thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Zbulohet se vendimi surprizë i organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH, se kujt do t’ia besojnë një pjesë të moderimit të eventit gjigant, ajo është deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Kjo është një përgjegjësi për këtë të fundit, e cila ka vendosur ta marrë përsipër e ta përballojë me sukses.

“Është një sfidë e madhe për mua, por më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, – u shpreh aktorja.

Ajo shtoi se “do të jetë një prezantuese e re, e cila për herë të parë në jetën e saj do të marrë pjesë në këtë event”.

Ekipi që do të realizojë festivalin e këtij viti përbëhet nga Bojken Lako, drejtori artistik, Enkel Demi si skenarist, kantautori Elton Deda, regjisori Pali Kuke.

Më herët edhe Almeda Abazi është përfolur si një nga moderatoret e mundshme të këtij formati, por duket se bukuroshja nuk do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve, duke u tërhequr nga bisedimet për të qenë ajo figura kryesore e këtij spektakli./ panorama.com

ObserverKult


Lexo edhe:

KËNGËTARJA E NJOHUR TËRHIQET NGA GARA E FESTIVALIT TË KËNGËS NË RTSH

Kejsi Tola, një nga konkurrentet e Festivalit të Këngës në RTSH, është tërhequr nga gara.

Burime për Vip Magazine bënë me dije se këngëtarja ka hequr dorë nga konkurrimi, ndërsa nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi të papritur të këngëtares.

Disa ditë më parë RTSH shpalli listën e këngëve pjesëmarrëse në ngjarjen muzikore të vitit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


i dashur Shqipja në Maqedoni është vetëm gjuhë e përkthyer.

VJOLLCË BERISHA: TI MËSO TË DASHUROSH, SHPIRT..

Poezi nga Vjollcë Berisha

Ti mëso të dashurosh shpirt
ëndrro një qiell vere
një puthje të athët nën të

mëso të më sjellësh në mendje
me sy që s’guxuan kurrë të qajnë
me një gazetë pa kronikë të zezë

mëso shpirt se në botë
ka kaq njerëz që i zë gjaku
që picërrojnë sytë para plagës

mëso se deti nuk është larg
diç na lidhi me të gjithmonë
ka ëndrra… shumë ëndrra
fundosur, mbytur në të

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult