Hil Mosi: Unë jam nji bir shqiptari e Shqipninë e due…

bir shqiptari hil mosi due

Unë jam nji bir shqiptari
e Shqipninë e due.
Kujdes na la i pari
m’e dashtë e m’e nderue.

Se ne atë e kemi nanë,
prandaj s’do lodhem kurr’ tue thanë:
Un’ jam nji bir shqiptari
e Shqipninë e due.

Un’ jam nji bir iliri
e i lirë un’due me mbetë;
për çfardo xhevahiri
Shqipnin’ s’e jap përjetë.

Un’ kombin kurr s’kam m’e mohue,
gjithmonë, gjithkund ka m’u diftue:
Un’ jam nji bir arbnori,
shqiptar besnik i mirë.

*Titulli i origjinalit: “Djali shqiptar”

ObserverKult

—————————————

Lexo edhe:

Histori tronditëse: Ky është shqiptari që i kaloi 29 vjet, 11 muaj e 12 ditë burg në komunizëm

Rexhep (Rexho) Plaku, lindur më 1895 në Konispol, me dy dënime të gjata, është i dyti nga pjesëtarët e komunitetit çam që ka vuajtur më shumë vite burgim nën diktaturën komuniste me 29 vjet, 11 muaj dhe 12 ditë. Ishte kunat i Teme e Taho Sejkos dhe baba i 8 fëmijëve. Figurë e njohur në Konispol në vitet e qëndresës antifashiste.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:
1946-1956: 9 vjet, 7 muaj, 6 ditë
1959-1980: 20 vjet, 4 muaj, 6 ditë
-Mosha në fillim të dënimit: 51 vjeç
-Mosha në mbarim të dënimit: 85 vjeç

Rexhep (Rexho) Plaku kishte dashur të dilte deputet në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. E vetmja gjë që kishte ngritur si shqetësim nga populli ishte që reforma agrare në Konispol të shtyhej ca kohë sepse zona kish dalë e shkatërruar nga lufta. U arrestua më 20.7.1946. Në hetuesinë e datave 2-10 gusht 1946, para hetuesve Gjolekë Aliu e Ahmet Alushi në Seksionin e Sigurimit të Gjirokastrës, nuk pranon akuzat që i bëheshin.

Akuzat e prokurorit kapiten II Vangjel Kocani, formuluar më 7.12.1946, janë gati qesharake. E akuzonte për sabotim të reformave shtetërore si reforma agrare, “lidhje me reaksionarët e huaj”, duke punuar “kundra interesave të atdheut” për ta vënë “në një regjim të huaj e shtypës”; mbledhje me “elementë të pakënaqur” për t’u bashkuar me Haki Rushitin e Ali Nivicën; si dhe për agjitacion e propagandë në favor të luftës së tretë botërore midis SHBA-së e Bashkimit Sovjetik e prej nga ku jugu i Shqipërisë do i aneksohej Shqipërisë.

Lexo tekstin e plotë KETU