Histori prekëse: Mos i lini të vetëm të moshuarit…

Histori prekëse

“Jam duke pirë një cigare në ballkon dhe një zonjë e moshuar përballë shtëpisë sime, është duke shtruar tavolinën për të ngrënë darkë. Ajo dëgjon zhurmat e makinave që kalojnë në rrugë dhe mban pirunin në dorë. E përshëndes me dorë dhe i them “Të bëftë mirë darka” thuajse në heshtje, për të mos u dukur si një i çmendur. Edhe ajo më përshëndet dhe më falenderon. Kushedi se çfarë ka ndodhur me të dhe familjarët e saj, pasi jeton e vetme.

Çdo vakt e shtron tavolinën vetëm për vete. Ndonjëherë edhe gabon dhe vendos dy pjata në vend të njërës, por pastaj qesh me vete dhe e lë pjatën sërish në tavolinë. Mendoj se sa gjëra dhe sa persona ka humbur ajo në jetë, ndërkohë që e shoh të konsumojë darkën. Ne mund ta kemi gjithë historinë e dikujt përpara syve, dhe sërish të mos e kuptojmë atë. Ndonjëherë harrojmë se për persona të tillë, edhe një përshëndetje mund të bëjë diferencën.

E lë atje, futem brenda dhe mendoj se sa shumë poezi janë të fshehura pas asaj tavoline me vetëm një pjatë, dhe pas mundimit për ta shtruar atë tavolinë çdo vakt. Mos i lini të vetëm të moshuarit. Ata kanë shumë histori për të treguar. Kanë kaq pak jetë, për t’u kapur fort pas saj…”. / Francesco Cristoforo (bota.al)

ObserverKult


Lexo edhe:

PREKËSE/ ALIDA HISKU: BABAI MË MOHOI PAS ARRESTIMIT, PËRFUNDOVA NË ÇMENDINË NGA TORTURAT

Ishin të shumta thashethemet për arrestimin e Alida Hiskut gjatë regjimit komunist. Një prej tyre ishte edhe ai, se Hisku u arrestua sepse refuzoi një krushqi në Bllok.

Por, si është e vërteta, sipas Hiskut:

“Në atë kohë ishte e vështirë të gjeje të vërtetën. Akoma më e vështirë është sot e kësaj dite. Kjo tregon se nuk ka ndryshuar sistemi i qarkullimit të zërave keqdashës. Për t’i rënë shkurt, asgjë nuk ishte e vërtetë.

Ishte shpifje, një thashethem i rëndomtë, i adresuar vetëm për të lënduar zemra njerëzish… “, thotë ajo.

Hisku ndërkohë tregon se si u arrestua dhe çfarë u tha hetuesve në qelitë e Brakës.

“Nuk e di si operohej në rastet e tjera me procedurën e arrestit, por mua asnjëherë nuk më komunikuan një urdhër të tillë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU