Histori rrëqethëse: Nga prindërit e mi kuptova, se çfarë është dashuria e vërtetë

Histori

“Në mars të vitit 2019, e dashura ime u nda nga unë. Ndenja pa e kuptuar arsyen. Jam kthyer në shtëpi dhe vetëm e pyesja veten se pse ndodhi ajo që ndodhi. E vetmja gjë që kalonte në mendjen time, ishte zëri i saj që më thoshte: “Të dua”.

Ka kaluar një muaj dhe ende vazhdoja të mos e kuptoja arsyen pse. Një ditë, hyra në dhomën e babait tim dhe i thashë: “Ba, më tha se më donte”.
Ai ma ktheu:

“Biri im, kur dikush hyn në jetën tënde dhe del pas pak kohe, mund të ndiejë gjithçka përveç dashurisë. Nuk ke për t’i kaluar asnjëherë traumat nëse vazhdon të kërkosh logjikë në dashuri. Ndërto një histori të re”.
“Po nga ta gjej forcën për të nisur diçka të re?”, – e pyeta.
“Mos u shqetëso, çdo fillim vjen nga një fund”, – ma ktheu im atë.

Një javë më pas, im atë u diagnostikua nga një sëmundje e rrallë dhe degjenerative, e cila mund ta mundte nga momenti në moment. Nëna ime nuk e braktisi në asnjë moment, i ndenji përherë pranë. Fillimisht ai dilte çdo të premte për të ngrënë picë me dy vëllezërit e tij dhe kur filloi të mos ecte dot më, ata ia sillnin picën në shtëpi. Thoshin gjithmonë: “Pa babanë tënd, nuk është argëtuese darka”.

Im atë kishte tre miq të ngushtë, me të cilët e planifikonte çdo aktivitet, mirëpo në momentin që nuk mundte dot të ecte, shokët e tij bënë një kornizë me foton e të katërtëve dhe e vendosën në dhomën e ndenjies së shtëpisë sonë. “Tani na ke edhe në shtëpi”, thoshin duke bërë shaka, ndërkohë që im atë po qante në ato momente.

Prindërit e mi bënë 29 vite martesë në qershor dhe edhe atë ditë kërcyen bashkë për të festuar, por sot im atë nuk arrin dot të çohet. Ama mamaja ime nuk e ka lënë një moment të vetëm. Edhe tani vendos muzikën e tyre të preferuar dhe ulet në lartësinë e karriges së tij të invaliditetit për të kërcyer bashkë. Kur e pashë për herë të parë një skenë të tillë, shkova në dhomën time i përlotur dhe i vetëdijshëm se kisha mësuar se çfarë ishte dashuria e vërtetë. Vendosa në atë moment të shkruaja këtë histori në laptopin tim, për t’ju bërë të kuptoni se bota ka ndryshuar dhe po e komplikon tejmase dashurinë”. – Autor i panjohur-bota.al

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

HISTORITË E PËRSOSUNA NUK EKZISTOJNË. EKZISTOJNË VEÇ HISTORITË QË NUK DORËZOHEN KURRË

ObserverKult