Historitë e përsosuna nuk ekzistojnë. Ekzistojnë veç historitë që nuk dorëzohen kurrë

shpirt grua vuajtja du atë

Nga R. Bertoldi


Mbas vitesh dhe ende vazhdojmë me e prue kafen në shtrat, çdo ditë si ditën e parë.
E bajmë edhe kur duhet të shkojmë në punë, me radhë: një mjes unë, një mjes ajo.
Anipse njeni prej të dyve del ma herët: përgatitë kafen dhe e vendosë qetësisht mbi komodinë edhe një puthje të shpejtë në ballë.
Nuk e kena thanë asnjiherë më za të naltë, por besoj se kjo gja asht tashmë një ritual i vogël për me u zgjue me buzëqeshje.
Asht edhe një mënyrë me ba paqe nëse një natë ma parë kemi debatu.
Një mënyrë me thanë “hej jam gjithmonë këtu”.
Sepse historitë e përsosuna nuk ekzistojnë. Ekzistojnë veç historitë që nuk dorëzohen kurrë.
E nuk ka randësi nëse ndonjëherë na përplaset dera në ftyrë:
përnjimend e randësishme asht sa herë kemi dëshirë me e rihapë.


Përshtati në shqip Arjola Zadrima

ObserverKult


Lexo edhe:

ARJOLA ZADRIMA: NJI NATË