
Platforma e transmetimit Netflix po zhvillon një serial të ri dramatik të bazuar në jetën e artistes legjendare meksikane, Frida Kahlo, dhe marrëdhënien e saj të ndërlikuar me muralistin e njohur, Diego Rivera.
Seriali do të eksplorojë historinë e tyre të dashurisë intensive dhe shpesh të trazuar, të shënuar nga pasioni, tradhtitë dhe tensionet personale, duke treguar gjithashtu se si arti i tyre u formësua nga klima politike dhe shoqërore e kohës në Meksikë.
Regjinë do ta drejtojnë Patricia Riggen dhe Gabriel Ripstein, ndërsa seriali do të bazohet në romanin e autores franceze Claire Berest për Kahlo dhe Rivera me skenar të María Renée Prudencio.
Sipas Netflix, seriali do të zhytet në botën intime dhe shpesh kaotike të çiftit ikonë, duke e paraqitur marrëdhënien e tyre si një partneritet krijues, por edhe si një spektakël publik që tërhoqi vëmendjen e botës artistike.
Ende nuk janë bërë publike detaje për kastin, titullin apo datën e mundshme të premierës./oranews
ObserverKult
Lexo edhe:
Rita Petro: Liria është një dhuratë që m’u dha ditën kur linda!






