Ndërkohë që të gjithë përgatiteshin për ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles, fansat e serialit të suksesshëm të “Netflix”, “Bridgerton” po prisnin lansimin e episodeve të reja.
Këto episode nuk vazhduan linjën e historisë me të cilën jemi familjarizuar, por u kthyen pas në kohë.
Kësaj here, producentja Shonda Rhimes donte të na prezantonte me botën magjike të mbretëreshës Charlotte dhe mbretit George III.
Kështu, ne ndoqëm në retrospektivë historinë e tyre të dashurisë me shikim të parë.
Seriali me titull “Charlotte, një histori Bridgertoni”, zhvillohet mes dy kohësh të ndryshme.
Fillimisht tregohet, e tashmja e viteve 1810, ku mbretëresha qëndron larg George duke qenë se prej kohësh ai ka probleme të shëndetit mendor.
Thuhej se ai vuante nga bipolariteti dhe sëmundja “Porphyria” e cila shkakton halucinacione.
Nga ana tjetër, nisim të mësojmë se në të shkuarën e vitit 1760, 17-vjeçarja Charlotte i premtohet mbretit George i cili asaj kohe ndonëse nuk ndihej mirë, sëmundja e tij ende nuk kishte avancuar.
Ai përpiqet të qëndrojë larg saj në mënyrë që të mos gjykohet dhe ta lëndojë, por shpejt kupton se kjo është e pamundur pasi Charlotte do të qëndrojë përkrah tij pavarësisht çdo gjëje.
Kjo është një histori e mbushur me intriga, emocione dhe na mëson se dashuria mund të triumfojë nëse dy njerëz e duan vërtet njëri-tjetrin.
A është kjo histori e vërtetë?
Mbretëresha Charlotte e njohur ndryshe si ish-princesha Sophia Charlotte e “Mecklenburg-Strelitz”, është një personazh real.
Sa i përket karakterit të saj, i cili në serial është përshkruar si i drejtpërdrejtë dhe sypatrembur, stafi i “Bridgerton” është shprehur: “Bota që ne kemi krijuar nuk është mësim historie.
Ajo është e frymëzuar nga realiteti. Është shumë e rëndësishme për ne që njerëzit ta kuptojnë këtë, sepse ne po tregojmë historinë e mbretëreshës Charlotte të “Bridgerton”, jo të mbretëreshës Charlotte të Anglisë.”
Natyrisht ato kanë gjëra të përbashkëta, sepse mbretëresha lindi vërtet në Gjermaninë e vitit 1744 dhe u largua nga vendi i saj për t’u martuar me mbretin George III.
Megjithatë ndryshe nga seriali, ajo nuk u përpoq kurrë të arratisej nga muri i pallatit mbretëror përpara se të njihte dashurinë e jetës së saj./ living.al
ObserverKult
Lexo edhe:
NJIHET SI MBRETËRESHA E VALLES SHQIPE, LILI CINGU: PRINDËRIT ASNJËHERË S’MË LAVDËRONIN
Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, mbretëresha e valles shqipe, Lili Cingu, është ndalur dhe te familja.
Ajo ka thënë se pa shtysën e prindërve nuk do të kishte arritur deri këtu.
Lili ka treguar se nëna dhe babai asnjëherë nuk e lavdëronin, e konsideronin si diçka normale faktin që e bija kërcen bukur.
Madje, edhe kur merrte çmime, thjesht e puthnin në ballë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult