Historia e dhimbshme e Angelina Jolie… gati e kishte “prekur fundin”

Kur ishte fëmijë, ajo e kalonte shumicën e kohës në një zyrë të vogël, pesë kate sipër apartamentit të së ëmës. Atë e ofendonin shpesh në fëmijëri, sepse ishte shumë e dobët dhe nuk vishej aq bukur sa shoqet e saj. Kjo gjë bëri që Jolie të vendoste të largohej nga shkolla në moshën 14-vjeçare.

Teksa rritej në Los Angeles, Angelina Jolie iu desh të luftonte me anoreksinë dhe e lëndonte veten vazhdimisht, sepse vetëbesimi i saj kishte rënë përtokë që në fëmijëri. Nisi të aplikonte në agjenci të ndryshme modelingu, por shumica nuk e pranonte sepse ishte shumë e dobët dhe e zymtë në fytyrë.

Ndërsa e kuptoi se nuk po ia dilte dot mbanë si modele, Jolie vendosi të përfshihej në botën e aktrimit. Filmi i saj i parë ishte një dështim i vërtetë sipas kritikave të kohës, ndaj dhe pas një pushimi të gjatë, ajo vendosi të hiqte dorë edhe nga aktrimi. Më pas, jeta e saj filloi të merrte një kthesë drastike. Nisi të përdorte dr o gë dhe të vuante nga depresioni. Kur ishte 19 vjeçe, tentoi dy herë të vetë vr itej, transmeton ‘bota.al’.

Pavarësisht gjithë këtyre sfidave në jetën e saj personale, Angelina Jolie ndiente se duhet të gjente qëllimin e jetës së saj. Arriti të fitonte një rol në filmin “Girl, Interrupted”. Madje ia doli dhe të fitonte çmimin “Best Supporting Actress” në Oscar. Suksesi i saj nisi të shtohej dhe së shpejti, Jolie arriti të gjente stabilitetin në jetë. Pasi birësoi disa fëmijë, ajo i kuptoi vlerat e saj dhe gabimet e mëparshme.

Është e pabesueshme të mendosh se në sa sfida kaloi ajo për të qëndruar sot në kopertinat e revistave më të njohura. Vështirësitë e saj mund të jenë të ngjashme me ato të ndonjërit/ës prej nesh në ditët e sotme, por ajo besoi se mund të bënte më shumë me jetën e saj. Jolie i njohu vlerat e saj, teksa u shërbente njerëzve që e frymëzuan për t’u bërë një person më i mirë; për t’u vetëpërmirësuar.

nena ime angelina jolie

Lexo edhe:

FREDERIK NDOCI TREGON PRAPASKENËN: MERRNIN DREJTORIN NË TELEFON, E FAVORIZONIN PARASHQEVI SIMAKUN

ObserverKult