Historia e dhimbshme e këngëtares së njohur: Kjo është e kaluara ime e hidhur

Këngëtarja e njohur kanadeze, Alanis Morissette, tashmë 48-vjeçare, ka zbuluar së fundmi se është përdhunuar nga disa burra ne industrinë e muzikës kur ka qenë 15 vjeçe, por iu deshën vite të kuptonte se ishte një viktimë e përdhunimit.

Këngëtarja ka ngritur akuzat në një dokumentar u shfaq muaj më parë në festivalin e filmit në Toronto.

Në dokumentarin e rrjetit HBO të titulluar ‘Jagged’, Morissette thotë se disa burra bënin se ks me të kur ishte këngëtare 15-vjeçare, shkruan ‘Washington Post’.

“U deshën vite terapi që të nisja të pranoja se unë isha viktima,” thotë Morissette në dokumentar.

“Unë thosha se kisha pranuar vetë, por ata më kujtonin ‘po ti ishte vetëm 15 vjeçe, nuk ka pranim kur je 15 vjeçe’”.

“Tani e kuptoj, ‘po, ata ishin pedofila. Ishte përdhunim staturor’”, thotë ajo, duke iu referuar termit ligjor të përdorur për krimin e përdhunimit pa dhunë të të miturve.

Morissette nuk emëron asnjë nga abuzuesit e saj në film por thotë se njerëzit në industrinë e muzikës nuk i kanë besuar pretendimet e saj në të kaluarën.

“Unë i thashë disa njerëzve, por kjo ra në vesh të shurdhër, ishte një nga ato momente kur unë ngrihesha e dilja nga dhoma”.

Sulmet e denoncuara kanë ndodhur në fund të viteve 1980, kur ajo regjistronte pjesët e para muzikore me studiot ‘Geffen Records’ dhe jetonte me prindërit në shtëpinë e tyre në Ottawa.

Por tashmë Morissette ishte e pakënaqur me dokumentarin dhe nuk do të mori pjesë në premierë, tha një burim për ‘Washington Post’.

Filmi fokusohet në publikimin në vitin 1995 të këngës së saj të njohur Jagged Little Pill, e cila arriti të shiste 33 milionë kopje në të gjithë botën.

Regjisori Alison Klayman konfirmoi mungesën e këngëtares në premierë: “Sigurisht do të doja që Alanis të vinte. Ishte një privilegj të bëja këtë dhe jam krenar”.


Lexo edhe:

Ardiana Shala Prishtina: Mirëmbrama, popull patriarkal!

ObserverKult