E tmerrshme: Për t’i shpëtuar dhunimit vajza kërcen në greminë…

 (Vuthaj, Gusi)

Ni kërrsh i gjatë, n’qoshe t’Romanit n’Vuthaj, thirret Maja e Vajzës.
Nji vajzë ka kênë çobaneshë tue rujet delet aty. Vjen nji harap e i vêhet mrapa m’e shnderu. Vajza sillet.

“Çka me bat tash?”

N’dorë harapit s’do me i ra.

Hip n’maje t’ahut thepit edhe fluturiset poshtë edhe rrxohet e bahet copa-copa.
Vajza e kishte pasë nji arrë n’xhep.

Kur â’ rrxue, arra i kishte dalë prej xhepit edhe ka mbî. Edhe sot gjindet aty pema e arrës.

“Titulli i origjinalit: “Maja e Vajzës”

*Shkëputur nga libri i Anton Çettës: “Nga folklori ynë”

Përgatiti: ObserverKult

————–

Lexo edhe:

LEGJENDA E LIQENIT TË PLAVËS: KREJT ÇKA Â KANË QYTET E KA LSHUE TOKA…

Plava â’ kanë sheher aty kah âsht sot Ikêni.
Ish kanë shkue ni musafirë tu njani, nifarë si fukarê, jabanxhi.
Shkon e i thotë t’zotit t’shpisë:
-A po m’len sonte mrêna?
-Hajde byrëm!- edhe e shtjen mrêna.


Ati konakxhisë iu paska pasë mushë mênja qi ka dishka pare ai musafiri. Me e mytë mrêna e me ja marrë, s’mujti. Ai musafiri edhe, at çantën qi e kish, e shtini nër krye.
Natjet shka bani i zoti i shpisë? E paska pa’ mytë ni pulë edhe ja paska pa’ qitë n’dueq. Shka me ba tash?

U çue natjet musafiri edhe, kur ish kanë dalë, e kish pa’ harrue çantën n’dyrek. I zoti i shpisë iu lkê mrapa. Musafiri muer për me dalë n’bjeshkë n’Lak t’Babíns. Ky edhe konakxhia iu Ikê mprapa. Kur shkoi tu ni kërsh, ai ish kanë ungjë me pushue. Nejse, shkon e i thotë…

-A ke mujtë, burrë?
-Po kadale.
-Qysh ti, ham me t’lanë mrêna, ham me m’vjedhë?
-Hasha,-thotë-nuk t’kam vjedhë. M’ke lanë mrêna. Zoti t’dhashtë bereqet! Vallahi, s’tkam vjedhë.

-Vallahi, po, du me t’hallakatë.
Kur ja zgidhi dueqt, duel pula.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU