Historia e “Gjeneral Gramafonit”: Bujar Lako ndenji për javë të tëra nga 24 orë në ditë me Laver Bariun

Filmi i njohur “Gjeneral gramafoni” pati një jehonë të gjerë si brenda dhe jashtë vendit.

Pas shfaqjeve në Shqipëri, filmi do të merrte pjesë në Festivalin e Filmit Ballkanik (1979) në Stamboll të Turqisë ku do të merrte Diplomë Nderi.

Ky film është vlerësuar si film shumë i arrirë edhe nga kritikët që ndiqnin festivalin.

Një nga pyetjet që iu bë regjisorit Viktor Gjika gjatë konferencës për shtyp ishte edhe ajo nga kritiku amerikan Borman:

“𝑁𝑎 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑜𝑛𝑖, 𝑗𝑢 𝑙𝑢𝑡𝑒𝑚, 𝑠𝑖 𝑒 𝑘𝑡ℎ𝑦𝑒𝑡 𝑘𝑙𝑎𝑟𝑖𝑛𝑒𝑡𝑖𝑠𝑡𝑖𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑎𝑘𝑡𝑜𝑟?”

Dhe kjo ishte përgjigja e Gjikës:

– “𝑈𝑛𝑒̈ 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡’𝑗𝑢 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑜𝑗 𝑠𝑖 𝑒 𝑘𝑡ℎ𝑒𝑣𝑎 𝑎𝑘𝑡𝑜𝑟𝑖𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑙𝑎𝑟𝑖𝑛𝑒𝑡𝑖𝑠𝑡” – shkaktoi hilaritet në sallë.

Një vlerësim ndërkombëtar për artistin e madh Bujar Lako i cili punoi dhe jetoi 24 orë në 24 me virtuozin Laver Bariu përgjatë gjithë fazës parapërgatitore të filmit për të interpretuar mjeshtërisht kabatë e mrekullueshme me klarinetë./ vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

MERRET VESH DATA, JA KUR SHFAQET PREMIERA E FILMIT TË RESTAURUAR “GJENERAL GRAMAFONI”

Në qendrën “Dabimus srl” në Bari, u krye restaurimi digjital i filmit “Gjeneral Gramafoni”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti e cila shprehet se, “restaurimi i këtij filmi u bë falë bashkëpunimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filimit dhe Fondazione Gramsci di Puglia. Kjo në kuadër të projektit “Për një rrjet institucionesh kulturore midis Pulias dhe Shqipërisë”.

Ministrja tha se, filmi “Gjeneral Gramafoni” me regji nga Viktor Gjika ka skenar nga Vath Koreshi dhe muzikë të Aleksander Peçit.

Ai vjen për publikun i restauruar nën drejtimin e profesorit Nicola Barbuti, të enjten 20 prill, ora 19:00 në Cineplexx (TEG).