Ernest Tushe, ish-i përndjekur politik rrëfeu, kohë më parë, për Euronews Albania historinë e dashurisë me vajzën e ambasadorit italian.
Ai tregoi se ishte një 18-vjeçar i cili luante basketboll dhe me vajzën e ambasadorit u takuan krejt rastësisht.
Nisën të flisnin, duke qenë se dhe Tushe dinte shumë mirë italisht dhe herë ajo shkonte te stërvitja e tij, herë Tushe te stërvitja e saj në tenis.
“Kjo u trash pak derisa përfundoi në dashuri,” – u shpreh Tushe, i cili tha se kjo histori është bërë film me regjisor Namik Ajazin dhe pjesëmarrje italo-shqiptare.
Ai u burgos pasi u dashurua me vajzën e ambasadorit italian në Tiranë, ndaj kërkoi hapjen e dosjeve.
“Edhe kur e kërkon dosjen tënde, nuk të japin emrat e spiunëve të tu, por vetëm pseudonimin.
Gjatë kohës që ti fillon dhe kthehesh në kohë, me kë kam folur, fillon të rikujtohet.
Mirëpo unë jam kundër këtij debati. Ky është vetëm debat politik që i shërben vetëm klasave politike,” – u shpreh Tushe.
Si ish-i përndjekur politik, ai tha se i intereson hapja e dosjeve dhe jo debati.
Ai personalisht tha se e ka marrë dosjen e tij kur Autoriteti i Dosjeve nuk ishte ngritur fare.
Tushe tha se është dënuar kur ka qenë 19 vjeç dhe spiunët e tij kanë qenë miqtë që nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit kur u dënua.
Lexo edhe:
KUSH ISHTE GRUAJA QË “FLISTE KEQ” PËR ENVER HOXHËN… JA ÇKA PËRJETOI
Asamble Hatibi ishte një rast tipik, kur intelektualja e persekutuar, së cilës i shkatërruan familjen, mund të dënohej sepse kishte zënë me gojë ato që përfliteshin për diktatorin...
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult