Historia e një fotografie/ Ceremonia e varrimit të Ismail Qemalit

Pas vdekjes së Ismail Qemalit, në fund janarin e 1919, në Peruxhia të Italisë, autoritetet në Vlorë u përgatitën të organizonin një ceremoni madhështore lamtumire. Trupi i tij mbërriti në qytetin e tij të lindjes disa ditë më vonë. Varrimi u zhvillua të mërkurën, më 12 shkurt.

Që në mëngjes, qytetarët u mblodhën në sheshin e portit. Rreth orës 10:00 të mëngjesit, arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar u vendos në një karrocë të tërhequr nga gjashtë kuaj. Dyqanet ishin të mbyllura. Njoftime zie ishin vendosur në dyer dhe mure, ku shkruhej: “Zi kombëtare për patriotin e madh Ismail Qemal”.

Në këtë foto të fotografit Kolë Maca në vitin 1919, pasqyrohet momenti i mbajtjes së fjalimit për nder të Ismail Qemalit nga paria shqiptare.

Pjesëmarrja ishte e madhe. Rregulli ishte maksimal kështu që nuk pati asnjë incident. Vlen të përmendet se nuk pati asnjë flamur shqiptar përveҫ atij që mbulonte arkivolin e të madhit Ismail Qemaili, një hero, dijetar dhe nderi i kombit tonë shqiptar.

Kolë Maca (Shkodër, 1882 – 1945) filloi karrierën si nxënës i Kol Idromenos. Më vonë u trajnua në Vjenë. Ai hapi studion e tij të parë fotografike në Shkodër në vitin 1910. Pastaj u transferua në Vlorë, ku jetoi deri në vitin 1921. Më pas, ai u vendos në Tiranë dhe krijoi studion e tij atje.

ObserverKult


Lexo edhe:

Edi Rama: Pamje magjepsëse nga Liqeni i Zambakëve në Shkodër (video)

E kujtojmë Aleks Budën/ Historiani i shquar dhe kryeakademiku i parë i ASHSH